Të dhëna mbi projektin
-
Studio
MED Studio
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Mediana Elezi
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
60 m2
-
Photography
Sara Bregu
-
Ekipi
Artwork: Dakuna
Përshkrimi
Hapësira të rehatshme, qetësuese dhe gati për të pushuar janë elementare në një projektim apartamenti pushimi. Në këtë rast, bregdet. Ky ka qenë qëllimi i projektit duke zgjedhur stilin minimalist.
Dhoma e ndenjes është projektuar si hapësirë fleksibël që lidh kuzhinën dhe korridorin që të çon te dhomat e gjumit. Janë përdorur tone të ngrohta. Mbizotëron veshje dhe mobilje me rifiniturë druri dhe mure të bardha në sfond. Në tapiceri dhe materiale janë përdorur ngjyra të ndryshme për të krijuar një hapësirë të gëzueshme gjithashtu. Prania e bollshme e dritës dhe pamja nga deti është elementi kryesor ndikues në projektim.
Kuzhina është projektuar minimaliste, e bardhë dhe forma e saj ndjek lartësinë dhe gjerësinë e hapësirës që është vendosur, me pamje nga deti! Një tavolinë ngrënie e lehtë e cila shërben brenda dhe jashtë.
Në kontrast me hapësirën dhe fleksibilietetin e ndenjës dhe kuzhinës, dhomat e gjumit dhe tualeti janë private dhe të ndara nga njëra tjetra. Muret janë të dekoruara me vepra të krijuara për atë apartament nga Dakuna, artist shqiptar, i cili i përshtatet frymës minimaliste të apartamentit.
Përkrah dëshirës që të kemi një hapësirë të lehtë, të pastër ishte dhe dëshira të krijohet një ndjenjë paqeje në apartament. Linjat e pastra, detaje minimaliste, sfondi i bardhë dhe ngjyra neutrale janë baza e këtij apartamenti.
Lirshmëria në projektim nga ana e klientit dhe mirëkuptimi në zbatim ka bërë që ky projekt të arrijë pritshmëritë tona të fillimit.
Vendndodhja
Palasë, Himarë, Vlorë, Albania