Të dhëna mbi projektin
-
Studio
BGStudio
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Besnik Grainca
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2017
-
Photography
Besnik Grainca
Përshkrimi
Një ishull i gjelbërt…
Në konceptin e arkitektit, Valle Verde e cila tekstualisht do të thotë Luginë e Gjelbërt, ambjenti u konceptua si një ishull në mes të zhurmës së qytetit.
Elementët e ftohtë si kollonat në grinë e betonit, janë shkrirë nën ngrohtësinë e dritave, të realizuara në mënyrë artizanale, të cilat ndërthurin ftohtësinë e metalit me shkëlqimin e së verdhës, si simbol i rrezeve të diellit.
Elementët e bardhë në tavan, drejtëkëndësha pecikllazi, lëvizin ritmikisht nën ndryshimin e rrymës së ajrit të kondicionerit, duke përngjasuar me retë që pluskojnë në qiellin e hapur, të cilat ndryshojnë formë dhe vendodhje vazhdimisht.
Natyrisht, elementi kryesor është gjelbërimi, prezent kudo, madje dhe si kornizim i pikturave të realizuara nga vetë arkitekti.
Ndriçimi, ngjyrat dhe prezenca mbizotëruese e gjelbërimit, zbusin ashpërsinë e jetës dinamike jashtë këtij ambjenti, për të krijuar idenë dhe ndjesinë e qetë të cilën vetëm natyra e fal.
Vendndodhja
Tirana, Albania