Të dhëna mbi projektin
-
Studio
PHI+ARCHITECTS
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2023
-
Sipërfaqja
620 m2
-
Photography
Leonit Ibrahimi
-
Ekipi
Lead Architects: Rinë Zogiani (Arch. PhD. Cand.), Bernard Nushi (MSc Arch.)
Junior architects: Rinor Zeqiri; Flora Gërvalla
Përshkrimi
Projekti i showroom-it të stilistit VALDRIN SAHITI, (VS) ishte një sfidë specifike për studion e arkitekturës PHI+ARCHITECTS për shkak të sipërfaqes së madhe prej rreth 620 m2 vetëm Showroom-in, duke mos përfshirë pjesët e administrimit dhe ateliesë- si dhe koha e shkurtër për realizimin e këtij projekti në katër muajt. Duke filluar nga ndryshimi i vendodhjes të hapësirës dhe përshtatja nga një ndërtesë magazinimi në një Showroom unik Mode që mbështet dizajnin e stilistit dhe jep mundësinë për ekspozimin e kreativitetit dhe përvojës së punës krijuese me Hollywood dhe yjet e Showbizit Ndërkombëtar dhe Kombëtar
Frymëzimi kryesor në krijimin e hapësirës së brendshme ka qenë fillimisht përshtatja e zgjuar e hapësirës për të shkrirë dhe përzier barrierat për një hapësirë fluide dhe elegante, frymëzuese dhe unike, duke zbutur format e theksuara dhe duke i kthyer ato në forma të rrumbullakosura me material. nga mikroçimento e punuar me dorë që i jep prekje unike dhe simulim të elementeve natyrore përmes ngjyrave, formave dhe nuancave.
Materiali ndërtimor që është përdorur në këtë projekt është gipsi me mundësitë e veta për lakimin dhe përftimin e formave të ndryshme amorfe, natyrale me rrjedhje konsistente në të gjithë hapësirën, sepse funksionon shpejt dhe lehtë – prandaj është optimal dhe efikas. Ngjyra e përdorur në këto hapësira u përftua duke kombinuar disa teknika për të arritur një pamje natyrale të gurit pastel ngjyrë bezhë - e gjitha punë dore në hapësirat e tavanit dhe murit. Në pjesën më ekskluzive të objektit, përdoret një ngjyrë më e guximshme e gurit të kuq natyral për të dhënë një kontrast dhe interpretim të guximshëm të krijimit artistik, i cili ofron një paraqitje të ndryshme të produktit dhe një ndjesi të ndryshme të hapësirës. Dyshemeja është në kontrast me muret dhe tavanin që sjell të njëjtën lëvizje, por një formë tjetër që arrihet me tapetin.
Ndriçimi është një element tjetër që projektohet dhe ekzekutohet në një rrjet jo të rregullt, por në një rrjedhshmëri lëvizjeje, pikërisht për arsyen e vazhdimësisë së formave të harkuara dhe gjysmë harkuara (si pjesë e formës rrethore si forma gjeometrike më e përsosur në natyrë), të cilat janë në sinkron me shfaqjen e produkteve dhe linjën e lëvizjes. Disa citate nga vetë stilisti janë gdhendur në mure për të dhënë idenë e një muzeu të përvojës, punës dhe krijimtarisë në prapaskenë që nuk është gjithmonë i aksesueshëm për publikun.
Natyraliteti i rrjedhshmërisë së lëvizjes së njerëzve në këto hapësira manifestohet përmes thjeshtësisë (si sfida më ambicioze dhe më e madhe në të gjithë punën krijuese) - në pamje të parë me forma dhe materiale, duke mbuluar ndërtimin ekzistues për ta kthyer lëvizjen dhe përvojën në një gjysmë muze të modës, arkitekturës, artit dhe dizajnit - i cili ishte shumë lehtë i aksesueshëm në koncept si një ekip artistësh nga fushat e arkitekturës dhe modës.
PHI+ARCHITECTS dhe VALDRIN SAHITI – Fashion Designer kanë punuar posaçërisht që ky Showroom të mos prezantojë vetëm një dyqan për blerjen e rrobave të modës më të fundit, por një muze eksperiencash, ku secili ka hapësirën për të interpretuar përvojën dhe mishërimin e tij me artin e veshjeve, përmes arkitekturës dhe tendencave bashkëkohore, duke e kthyer blerjen dhe modën në një eksperiencë, argëtim, edukim dhe mbi të gjitha art.
Vendndodhja
Prishtina, Kosovo