Të dhëna mbi projektin
-
Studio
SETTANTA 7 + S7P CORPORATE
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
SETTANTA 7 + S7P CORPORATE
-
Tipologjia
Commercial, Design
-
Statusi
Concept Idea
-
Ekipi
Architecture: SETTANTA 7 + S7P CORPORATE
Artist: STEFANO ROMANO
Structure: GPA PARTNERS
Event/ Set Designer: GIOVANNI FRANCESCHELLI
Landscape Design: STUDIO SILVA
Përshkrimi
Pozicionimi i zonës së projektit në një pikë të tillë strategjike na çon të imagjinojmë Expo Albania si qendrën e gravitetit ku të gjitha rrjedhat takohen. Rrjedhat e zonës përreth nuk janë vetëm të respektuara, por dhe të theksuara, me vëllime të lakuara që përfaqësojnë format natyrale të vendit. Sipërfaqet e të lakuara shtrihen në të gjithë fasadën dhe arrijnë kulmin në një ndërtesë të lartë, duke krijuar një pikë referimi për Farkën dhe Tiranën.
Ne besojmë fuqishëm në forcën që ka hapësira publike në krijimin e marrëdhënieve midis njerëzve, por edhe me natyrën, dhe për këtë arsye kemi implementuar një sistem sheshesh të vendosura në nivele të ndryshme të lidhura me rampa që krijojnë një rrugë të vazhdueshme. Këto e transformojnë ndërtesën në një hapësirë me shumë funksione, duke mos vën në dukje kufijtë midis ndërtesës dhe sheshit të brendshëm. Në këtë mënyrë ato lidhin bunkerët me një ndërtesë të lartë, shkallë të çatisë ku mund të relaksoheni ose të shikoni një koncert në sheshin kryesor, zona ekspozitive të jashtme, një labirint të fletave metalike ekspozuese dhe derisa t'ju kthejnë në pikën hyrje-dalje.
Pse duhet të përshkoni të gjitha këto rampa përveç funksionit të tyre?
Udhëtimi i Expo Albania fillon me një zonë gjelbëruese, bunkere dhe një kullë, duke bashkëngjitur kështu natyrën, historinë dhe kohën e sotme. Ne menduam për bunkerët si koleksionues ëndrrash, një hapësirë ku filloni udhëtimin tuaj duke shkruar ëndrrën tuaj dhe për ta kapur atë, ju duhet të ndiqni rampat që ju çojnë në nivele të ndryshme, përvoja të ndryshme. Kur të arrini në tarracën ku projektohet ëndrra juaj, a do të jeni i njëjtë? A përshtatet ende ëndrra juaj me ju? Rampat ende ju çojnë tek bunkerët, kështu që mund të shkruani një tjetër ëndërr, një litar i vazhdueshëm si vetë jeta.
Vendndodhja
Rruga Mulliri I Vjetër, 1045 Tirana, Albania