Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Entropy Architecture
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Ervin Panidha
-
Faqja e Arkitektit
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2023
-
Photography
Aldo Bonata
Përshkrimi
Çdo Objekt ballafaqohet me një rrethanë e cila mund të shërbejë si guidë apo sfidë.
Ky Shembull, shpërfaqte në të njëjtën valencë, sfidën & guidën (sëbashku) ... Dritën!
Hapsira për tu projektuar ndahej në dy "binjakë"(apartamente) nga 60m² dhe prej nga drita, përftohej vetëm në një segment/faqe të perimetrit drejtkëndor të secilit apartament.
Klientit, iu propozua një formulë e cila parashikon një strukturë joformale brendashkruar 'shguallit' strukturor të apartamentit prej nga ku ndarjet e ambjenteve të mund të komunikonin e ishin të përgjuara prej dritës natyrale në të gjith shtrirjen/kthinat e saj.
Gjithashtu "kompresimi" përgjithësisht i kësaj nënstrukture nën lëvozhgën betonarme të ap. synonte të krijonte një raport disa planësh hapsinor përmes një hierarkie nga e cila rezultoi në një rikualifikim Optik (një lloj matryoshka).
Drita kudoprezent, ndërprerja zanore e interierit (nga konteksti urban), ventilimi dhe klimatizimi homogjen e i heshtur i hapsirave, përbënin dhe një qëllim të synuar.
Kur vjen fjala tek Stili... strategjia është ngaherë sfiduese, pasi qëndrimi për të përbashkuar ekonominë(kostot), cilësinë e mirë të materialit, artizanët, lëndën e parë...dizajnin, në një "Valle harmonie" funksionaliteti e bukurie, përbën dhe shpërblimin, pa qenë nevojë e domosdoshme për ta cilësuar Atë/Stilin.
Në fund, nga çdo mjedis jetese synon të depërtosh sa më thellë komunikimin me dimensionet, dritën, tingujt, natyrën dhe huazimin e kësaj bashkësie në laboratorin e përvojës jetësore.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania