Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Alfons Shtjefni
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Alfons Shtjefni
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2014-2016
-
Photography
Liridon Cani
Përshkrimi
Shtëpia e Arkitektit
Fillimisht ideja e parë ka qenë realizimi i një objekti banimi në shtrirje volumore dhe funksionale në lartësi. Pra një objekt banimi “kullë”(4 nivele), ku çdo nivel strehonte një funksion.
Qëllimi ishte shfrytëzimi i lartësisë për të qenë sa më afër peisazhit dhe kontekstit ne shkallë të madhe përreth objektit. Por reflektimi mbi vështirësitë e lëvizjes vertikale për aksesimin e hapësirave në nivele të ndryshme bëri që “kulla” të shtrihej në horizontalitet, duke u kamufluar dhe shkrirë me kontekstin dhe natyrën.
Katër nivelet u konvertuan ne katër module në plan ku secili modul përmban një funksion të pavarur. Frymëzimi dhe elementi kryesor gjatë konceptimit të veprës ka qenë drita dhe dielli. Duke e konsideruar si një ndër elementët kryesorë të njeriut, dielli percaktoi orientimin e objektit si dhe anën kompozicionale të fasadës.
Motivi dominues në fasadë është trekëndëshi, i cili në stinë të ndryshme krijon dritë-hije dhe atmosfera të ndryshme. Betoni u zgjodh të dominonte materialitetin e objektit duke krijuar idene e një volumi monolit të huaj mes ullinjve dhe natyrës.
Vendndodhja
Vau i Dejës municipality, Shkodër, Albania