Të dhëna mbi projektin
-
Studio
n'ark.studio
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
140 m2
-
Photography
Arber Ahmeti
Përshkrimi
E vendosur ne rrugën Dardania në Fushë Kosovë, Shija Bakery & Coffee është projekti më i ri nga n’ark.studio. E projektuar në mënyrë moderne furra Shija është koncepti i ri i furrave në të cilat mund të shijohen vakte të pasura të ushqimit.
Qëllimi i këtij projekti është që gjatë qëndrimit në të, të përftohet ndjesia e një furre moderne, e rehatshme dhe e këndshme për syrin e njeriut. Janë përdorur elemente si, litari, vizatime dore, mesazhe e dekore të cilat krijojnë një lidhje të shpejtë mes klientit dhe e ambientit. Sfondet me ngjyra të hapura e ato me tone më të mbyllura ndërthuren njëra me tjetren dhe nxjerrin në pah elementet kryesore funksionale si ekspozitori, vitrinat dhe banaku.
Ekspozitori i bukës është hapësira e parë e cila e fton klientin për tek blerjet. Ajo vihet në pah përmes sfondit të lehtë të murit dhe përdorimit të drurit të ndriçuar duke i ekspozuar mjaftueshëm e bukur produktet e vendosura në të.
I vendosur në qendër të hapësirës dhe dominues në të është patjetër ndriçuesi kryesor i cili merr vëmendje me formën e thjeshtë rrethore dhe përmbush interierin me prezencen e tij.
Ky koncept i ofron një shembull për t'u ndjekur pasi e trajton veçanërisht bukën - produktin kryesor ditor të kulturës sonë të përditshme në kombinim me mundësinë e shijimit edhe të një kafeje në shoqëri të mirë.
Vendndodhja
Dardania 47, Kosovo Polje 12000, Kosovo