Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Settanta7
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Educational
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Photography
Francesca Iovene
Përshkrimi
Shkolla karakterizohet nga kompozimi elegant dhe nga fasadat në nuancat e blusë mesdhetare, e cila i largohet qëllimisht stereotipit të shkollës fillore mijërangjyrëshe. Format, volumet dhe trajtimi i sipërfaqes e bëjnë strukturën ikonike, lehtësisht të dallueshme në kontekst dhe njëkohësisht në dialog të përsosur me strukturën ekzistuese urbane.
Planimetria në formë C që simbolizon hapje dhe përfshirje, materialet ekologjike dhe natyrore, hapësirat didaktike të brendshme dhe të jashtme, palestra, mensa dhe auditoriumi me hyrje të veçanta, që mundësojnë aksesin jashtë orarit të shkollës, janë tiparet dalluese të shkollës që është konceptuar nga Settanta7 në zink-titan për të kujtuar nuancat e detit.
Oborri i brendshëm, rreth të cilit ndërtesa ngrihet me dy nivele dhe ku është pozicionuar një gjirafë portokalli, mirëpret rreth 600 nxënës të vegjël të shkollës fillore, si dhe të gjithë qytetarët për aktivitete jashtë orareve shkollore, duke e kthyer kështu shkollën në një pikë referimi për komunitetin.
Çelësi i vertetë i suksesit të këtij projekti është nevoja minimale për mirëmbajtje dhe vëmendja ndaj qëndrueshmërisë. Materialet e përdorura janë druri i laminuar, x-lam, celenit, linoleum dhe zintek®, të gjitha miqësore me mjedisin dhe natyrale për të garantuar komfortin dhe konsumin e ulët të energjisë, në respekt të parimeve të arkitekturës bioklimatike. Fasadat karakterizohen nga veshja me panele vertikale metalike zink-titan, një material tradicional dhe kontemporan në të njëjtën kohë. Tre modulet e paneleve metalike, në dukje të alternuara në mënyrë të rastësishme, arrijnë një lartësi maksimale 8 metra, fugat vertikale të të cilave shërbejnë më tej në theksimin e ritmit të fasadës.
Vendndodhja
Porto Potenza Picena, Potenza Picena, Macerata, Italy