Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Settanta7
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Settanta7
-
Tipologjia
Educational
-
Statusi
In construction
-
Sipërfaqja
14 665.10 m2
-
Kate
2
-
Ekipi
Projekti arkitektonik: Settanta7 srl;
Projekti konstruktiv: GPA srl;
Projekti i impianteve: Studio Perillo srl
Përshkrimi
Qyteza e re shkollore e Castel Volturnos
Një shkollë inovative dhe e qëndrueshme, me një dizajn që sfidon çdo stereotip për ndërtesat e shkollave, e që do të ndryshojë aspektin e të gjithë zonës duke i dhënë komunitetit një jetë të re.
Poli i ri shkollor, i cili është më i madhi në Itali, do përbëhet nga dy institute shkollore si dhe një palestër me një siperfaqe prej 14 665 m2 dhe një buxhet 29.663.823,00 €. I vendosur në Campania në një truall të sekuestruar nga Camorra, në provincën e Caserta, ky kompleks do të presë rreth 1800 nxenës të 3 cikleve të ndryshme duke siguruar një mjedis dinjitoz arsimor në përputhje me fjalën e fundit të teknologjisë.
Forma organike është inspiruar nga fluiditeti i kontekstit ujor, i cili është i lidhur ngusht me rilievin dhe historinë e Castel Volturnos.
Kompleksi karakterizohet nga 3 makro-zona që krijojnë një hapësirë të vazhdueshme dhe fluide nën një pëlhurë metalike të foruar me valëzime që të kujtojnë rrjedhshmërinë e ujërave të lumit Volturno. Për të theksuar këtë dialog tokë-ujë në hyrje të kompleksit shkollor janë parashikuar pasqyra ujore natyrale. Kështu, objekti merr në këtë mënyrë një vlerë simbolike dhe estetike, duke ndihmuar në forcimin e vlerave të identitetit të zonës.
Hapësirat e brendshme karakterizohen nga një shpërndarje heterogjene e funksioneve duke favorizuar një mësimdhënie ndërdisiplinore me klasa që alternohen me laboratore multimediale. Vazhdimësia me hapësirat e jashtme të gjelbërta të klasave dhe laboratoreve realizohet përmes vetratave dhe oborreve të mbrendshme që integrohen me volumetrinë duke inkurajuar lidhjen e nxënësve me natyrën gjatë orëve të mësimit.
Në parkun e gjerë të jashtëm, pajisjet lojërash dhe sportive alternohen me zona të gjelbëruara dhe kopshte didaktike për të inkurajuar lidhjen me natyrën te përdoruesit e rinj të kompleksit.
Projekti arkitektonik, konstruktiv dhe i impianteve është modeluar në BIM sipas standarteve europiane, duke lehtësuar kontrollin e interferencave mes disiplinave si dhe të kostove të projektit përmes sasive të preventivit. Kjo metodë siguron që buxheti të jetë në përputhje me ambicjen kompozitive. Gjithashtu kjo godinë garanton një performancë të lartë energjitike pasi klasifikohet si NZEB (nearly zero-energy building) sipas direktivave europiane, duke reduktuar konsumin energjitik përmes përdorimit të energjisë së rinovueshme.
Vendndodhja
Via Domitiana Variante Diramazione Ss7quater, 81030 Castel Volturno Caserta, Italy