Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Atelier 4
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Olsi Efthimi
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
450 m2
Përshkrimi
“Private Terminal & Exclusive Club” është ambjenti ekskluziv më i ri i shtuar pranë Tirana International Airport. I vendosur në një pozicion diskret (ngjitur me Lounge VIP Qeveritar) larg zhurmave dhe rradhëve të gjata ofron standartet më të larta europiane për mikpritjen dhe shërbimin VIP.
E konceptuar nga Studio Atelier4, ambientet e brendshme avangarde, te Private Terminal & Terminal Club krijojnë një pikë ndalese ku pasagjerët shijojne dhe përjetojnë një atmosferë të qetë me modernitet të spikatur të Shqipërise. Elementet tradicionale harmonizohen me modernen nga momenti që hyn në Lounge e të shoqërohen gjatë gjithë qëndrimit.
Hapësira është e ndarë në Passengers Grand Hall, ku pasagjerët mund të presin gjatë kohës që bëjnë check-in, Air Lounge me Qilim’s bar duke vazhduar më tej me Lahuta Cigar Room i cili është dhe ambienti më ekskluziv.
Private Terminal ofron dhe një ambient mjaft komod dhe privat për të zhvilluar mbledhje të ndryshme e prezantime të kompanive që kanë nje kujdes të veçantë për klientin. Tavanet janë trajtuar me elementë të varur artistikë të cilët me anë të valëzimeve krijojnë një eksperiencë unike për udhëtarët e një përvojë te paharrueshme.
Ngjyrat monokrome me nuanca të tokës i japin mureve sfondin për të kontrastuar me ngjyrat e ndritshme të elementëve tradicionalë duke u lidhur në mënyrë shumë simbiotike dhe bashkëkohore.
Vendndodhja
Tirana, Albania