Të dhëna mbi projektin
-
Studio
L&A Architects
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Hospitality Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020
-
Sipërfaqja
6200m2
-
Photography
Komunikata
-
Ekipi
MArch. Arion Thaqi
MArch. Labinot Boçolli
Arch. Rinor Shabani
Arch. Albina Makica
Përshkrimi
Prishtina (kryeqyteti i Kosovës) është 33 km larg hotelit. Aeroporti më i afërt është Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, 35 km nga Palace Hotel & SPA.
Palace Hotel & SPA Center në Mitrovicë e dërgon elegancën moderne bashkëkohore në nivelin tjetër. 50 dhoma dhe suita komode të mobiluara të përshtatshme, të kombinuara me qendrën SPA, fitnesin dhe restorantet ekskluzive.
Bazuar në kushte dhe kërkesës së investitorit është definuar përmbajtja e objektit, funksioni si dhe karakteristikat tjera arkitektonike të objektit.
Karakteri i objektit është privat dhe i trajtuar me analizë të hollësishme.
Si bazë e projektimit dhe ndërtimit janë marrë standartet dhe zhvillimet në këtë sektor.
Zgjidhjen funksionale të objektit e ka determinuar vet vendodhja si dhe kërkesat e investitorit. Natyra e shërbimit ndaj klientëve ka diktuar funksionin i cili është bazuar në normativa dhe standarte. Në aspektin konceptual në formësimin e idesë kanë ndikuar keta faktor:vendodhja dhe kërkesat.
Funksioni primar i hotelit është shërbimi ndaj qytetarëve dhe si rrjedhojë është arritur një zgjidhje funksionale, arkitektonike dhe kompozicionale e cila paraqitet si një tëresi e harmonizuar.
Kur është fjala për dizajn të brendshëm, rezultatet e bukura shpesh fillojnë me një vizualizim të kujdesshëm, mundësitë dinamike, nga orendi unike në dizajn krijues, ndriçim dhe çdo element tjetër që me të vërtetë e bën një hotel të përshtatshëm për punë, pushim, dhe fjetje.
Elementet e përdorura sjellin ngrohtësi, ndjenjë natyrore dhe qëndrueshmëri. Këto elemente arrijnë të shkojnë më lart dhe më gjerë, duke theksuar bukurinë dhe qëndrueshmërinë duke u kthyer në theks unik përmes përdorimit të tyre. Përdorimi i dizajnit në mënyra paksa të ndryshme, çdo herë ajo sjell një vështrim të veçantë interesant në objekt.
Çdo hapësirë së bashku dhe ka një efekt pothuajse qetësues. Përdorimi I ngjyrave i jep jetë hapësirës.
Hapësira ndjehet e hapur me ajër dhe dritë që rrjedhin nga ana e dritareve.
Mobiljet minimale shërbejnë për të hapur hapësirën edhe më tej në të gjitha nivelet. Ngjyrat e përdorura me kujdes, hijet e krijuara, materialet e dyshemesë, tavolinave edhe karrigave bëjnë që klientët nga çdo kënd mund të shikojnë duke i dhënë hapësirës ndjenjën e të qënit të relaksuar.
Hapësira e ndritshme dhe e hapur, e dizajnuar mjaft thjeshtë dhe minimaliste, bën të ndjehet si hapësirë më e madhe, gjithashtu e bën të përjetohet dhe të ndjehet e pastër.
Të gjitha këto pikëpamje janë me të vërtetë ato që përcaktojnë këto hapësira.
Arkitekturës së eksterierit i është kushtuar vëmendje e veçantë e ndërlidhjes së fuksionit në objekt me shërbimet ndaj klientëve dhe qëllimit për të krijuar një sherbim sa më cilësor.
Arkitektura e objektit është si “kompromis” I ruajtjes së funksionit, thjeshtësisë, kostos dhe jetëgjatësisë së objektit. Është tentuar që në kuadër të këtyre kufizimeve dhe harmonizimit me rrethinën të arrihet një zgjidhje arkitektonike solide. Arkitektura e objektit është konceptuar si një tërësi - vëllim I qetë dhe kompakt. Kështu objekti fiton një dimension duke shprehur karakterin e objektit që është i destinuar për hotel.
Arkitektura e qetë, stabile e cila e gjason një objekti të qëndrueshëm dhe shfaqet në harmoni me objektet në kuadër të ambientit, respektivisht në plan të fasadës nga rruga.
Vendndodhja
Hotel Palace, Magjistralja Prishtine-Mitrovice, Mitrovica, Kosovska Mitrovica 40000, Kosovo