Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    ORION kërkon Drejtor Shitje dhe Marketingu

    • Dërgo email
    • Details
    • Apliko
    • prev
    • next
    • Telefono
    • Bookmark
    • Raporto
    • Faqja e internetit
    • Dërgo email
    • prev
    • next
    Përshkrimi

    Funksionet Bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:

     

    Planifikimi dhe zhvillimi i strategjive të shitjes dhe marketingut, hartimi i plan buxhetit, menaxhimi i marrëdhënieve me klientin ,hartim kontratash ,bashkëpunim me strukturat e tjera për realizimin e shitjeve, kërkime tregu etj

     

    Përgjegjësitë kryesore :

    Detyra Strategjike

    ·               Përgatit  strategjinë e marketingut dhe të shitjes.

    ·               Përgatit politikën e çmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut,projektit dhe kërkesave të  kompanisë.

    ·               Rishikon procedurën e shitjes dhe marketingut në përputhje me kërkesat dhe dinamikat që kërkon tregu.

    ·               Për projektet e reja, përcakton kriteret dhe elementet që duhet të plotësojë projekti për të qenë sa më i shitshëm  bazuar në historikun dhe kërkesat e tregut.

    ·               Përgatit oponencën së bashku me stafin teknik për elementet e funksionalitetit të projekteve të përgatitura nga studiot e projektimit .

    ·               Prezanton, udhëheq, kryen shitjet dhe qiradhënien e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga shoqëria.

    ·               Informon  klientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit, çmimet, hipotekimin, financimin që  ofron kompania;

    ·               Ndjek marrëveshjet e kleringut ,për t’i finalizuar në afatet e kërkuara .

    ·               Komunikon kërkesat e klientëve tek departamenti përkatës para finalizimit të kontratës .

    ·               Kryen studim tregu në lidhje me çmimet e tregut nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë.

    ·               Përgatit strategji, plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targets specifik/klient të rinj dhe  planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja . Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës.

    ·               Përgatit ofertat për agjensitë Real Estate. Bën takime me përfaqësuesit e agjensive Real Estate për të marrë informacione , konsulence për projektet aktuale dhe projektet e ardhshëm të shoqërisë.

    ·               Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratë dhe informon atë për të drejtat dhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës.

    ·               Miraton çmimin final të shitjes në përputhje me politikën e çmimeve të miratuar për çdo projekt.

    ·               Kryen përzgjedhjen e pronave nga kompanitë e tjera të ndërtimit kur jemi në pozicionin e pronarit të truallit.

    ·               Përpilimi i draft kontratës së porosisë/sipërmarrjes dhe të shitjes për çdo projekt ,në bashkëpunim me departamentin juridik, teknik, financiar.

    ·               Përgatit strategjitë për menaxhimin e aseteve të kompanisë dhe më gjerë.

     

    Detyra Menaxheriale

    ·               Përgatit buxhetin e marketingut dhe të shitjes.

    ·               Përcakton strukturën e departamentit.

    ·               Ndan detyrat dhe përgjegjësitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurtër dhe  afat vjetor.

    ·               Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, ju komunikon për pritshmëritë e kompanisë.

    ·               Identifikon nevojat për trajnim.

    ·               Bën vlerësimin e performancës për stafin në varësi dhe benifitet për ta .

    ·               Bën takime të rregullta periodike ,për ecurine dhe problematikat e shitjeve dhe strategjitë e marketingut.

    ·               Përgatit raportet javore/mujore të departamentit.

    ·               Raporton tek menaxhimi potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj .

     

    Detyra Operacionale

    ·         Koordinon punën e Departamentit të shitjes & marketingut me departamentet e tjera të shoqërisë

    ·         Koordinon takime midis klientit, bankave dhe dep. të financës  kur klienti ka nevojë për financim

    ·         Rifreskimi i database së klientit.

     

    Kualifikimet, Aftësitë, Njohuritë, Eksperienca:

     

    ·         Diplomë në Marketing,Administrim Biznesi .

    ·         Të paktën 5 vjet përvojë profesionale ,përbën përparësi përvoja në Biznes.

    ·         Njohje të mira në Marketing dhe shitje, në fushën e pasurive të paluajtshme.

    ·         Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara  dhe me të gjithë operatorët e tjerë.

    ·         I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme.

    ·         Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash,

    ·         I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin.

    ·         I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë.

    ·         Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit.

    ·         Njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.

    ·         Njohuri shumë të mira në programet e paketës Office.

    Galeria
    Rrjetet Sociale
    • Instagram

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      ALN- Arkitekt

      • Full time

      Re/Lab - Arkitekt

      • Full time

      MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link