Të punojë për të krijuar strategji marketingu duke përdorur kanale të ndryshme digitale për të mbërritur në target grupe të caktuar klientësh.
Propozon në mënyrë proaktive zgjidhje të reja, aktivizime dhe mënyra të reja për të angazhuar audiencën dhe për të përmirësuar përvojën e përdoruesit.
Përmirëson proceset nga mbledhja dhe analiza e të dhënave, vlerësimin e ndikimit të kanaleve të marketingut.
Programon Buxhetin, përgatit permbajtien e postimeve dhe të reklamave për arritjen e objektivave të marketingut dixhital.
Përgatit prezantime/ Kuotime për gjenerimin e klienteve të rinj.
Propozon ide, strategji për gjenerimin e klientëve të rinj.
Propozon dhe planifikon prezencën e brendit në site te ndryshme dhe/ose portale të reja që rrisin shikueshmërinë dhe ndjekjen e Orion-it.
Siguron informacion të plotë dhe të detajuar mbi produktet e kompanisë, avantazhet konkurruese dhe risitë tona.
Shfaq disponueshmëri maksimale në përgjigjen dhe asistencën ndaj klientëve në çdo moment që kërkohet.
Përditëson njohuritë në lidhje me punën dhe profesionin, duke marrë pjesë në seminare, trajnime apo rrjete të ndryshme profesionale si dhe duke lexuar artikuj dhe botime të ndryshme profesionale.
Monitorimi dhe përgatitja e raporteve mbi performancën e platformave të mediave sociale duke përdorur mjete si Google Analytics, etj; duke propozuar mënyra për të rritur burimet e target grupeve;
Marrja e përditësimeve të vazhdueshme mbi tendencat e mediave sociale që nxisin praninë në kanalet digjitale.
Gjeneron raporte, interpreton treguesit e marketingut dhe propozon masa për përmirësimin e performancës.
Monitoron, mat dhe raporton performancën e fushatës në baza javore kundrejt pritshmërive të dakorduara.
Identifikimi i mundësive dhe mënyrave të reja për të pasur pozicionin prioritar në kanalet online.
Detyra të tjera qe mund t’i caktohen brenda kuadrit të tij të punës.
Kriteret dhe Kualifikimet per Digital Marketing
Diplomë në Marketing ose Menaxhim Biznesi.
Minimalisht 5 vite eksperiencë ne këtë fushë.
Njohuri në industrinë e ndërtimit dhe jo vetëm.
Aftësi për të zhvilluar prezantime dhe për ti referuar ato.
Të menduarit dhe orientimi drejt biznesit.
Duhet të njohin programet grafike te “AI” dhe te montazhit Cupcut.
Person i zoti për të ndërtuar raporte të mira dhe afatgjate.
I aftë për të punuar vetëm dhe një lojtar i mirë në grup.
Beson te meritokracia dhe punon çdo ditë për të arritur objektivat.