Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Atelier4
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Andi Efthimi
-
Tipologjia
Offices, Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2021
-
Sipërfaqja
2562.5 m2
-
Photography
Besart Cani
Përshkrimi
Asim Zeneli është një objekt residencial pozicionuar përgjatë rrugës “Asim Zeneli” me 1, 4 dhe 6 kate mbi tokë dhe 2 kate parkimi nëntokë. Në katin përdhe janë parashikuar shërbime me destinacion zyra. Këto funksione shtrihen dhe në gjysmë të katit të parë, ku një pjesë e sipërfaqes janë zyra dhe pjesa tjetër në funksion të ambienteve për banim. Në katër katet e tjera janë organizuar ambiente banimi, nga një apartament për kat, me sipërfaqe relativisht të madhe duke ofruar hapësira mjaft kualitative.
Kolonada e pozicionuar në krahun verior të objektit shërben si një zonë tranzitore që lidh hapësirat e brendshme të objektit me rrugën. Ngjyrat e zgjedhura të fasadës në tonalitetet “Blue e Torquise” të kombinuara me grinë e errët që evidentojnë ndarjet horizontale të kateve, vendosin standarte të reja për zonën e parashikuar për zhvillim.
Forma volumore e objektit, e diktuar nga parametrat urbane, me shkallëzime 1 dhe 4 kate, mundësojnë daljen e apartamenteve në veranda të orientuara në krahun jugor. Orientimi I objektit përbën avantazh duke mundësuar ndricim optimal të ambienteve të brendshme.
Vendndodhja
Tirana, Albania