Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    METAMORFOZA E VILËS ANA

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Avatelier

    • Faqja e Studio

      https://avatelier.com/Atelier/

    • Arkitekti

      Lead . Armand Vokshi

    • Tipologjia

      Residential Architecture

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2021

    • Sipërfaqja

      480 m2

    • Kate

      2

    • Photography

      Evisa Karaj

    • Ekipi

      Jani Toçi, Soni Oka, Kristiana Aliaj, Ertgrela Omeri, Sabina Ramaj

    Përshkrimi

    METAMORFOZA E VILËS ANA

    -avatelier-vila- ana-fasade-ballore- pikark

    Vila Ana ka pësuar një metamorfozë domethënëse trasformimi në kuptimin e plotë të fjalës. E pozicionuar në një moment perfekt buzë lumit Erzen, nga një shtëpi e ndërtuar nga një fshatar i zonës në mënyrë informale dhe pa një projekt arkitektonik, ajo shndërrohet në një prekje bashkëkohore të përmbajtur, ku estetika, forma dhe materiali ndërthuren dhe spikasin në pëlhurën suburbane rezidenciale përreth saj.

     

     

    01-avatelier-ana-siteplan

    Projekti i ri rivlerësues realizohet duke u nisur nga marrëdhenia me dritën, e cila është edhe zemra e transformimit, pa prishur plotësisht ambientet ekzistuese si hapësira. Për t'i dhënë një sens ish pjesës së ahurit të kafshëve në katin përdhe, kjo ​​hapësirë ekzistuese kthehet në ambientin e ndenjës, duke u trajtuar sipas konceptit ambientit të hapur, me sipërfaqe rreth 180m2. Ajo ka një hapje perfekte panoramike drejt lumit të Erzenit dhe peizazhit përreth. Meqenëse ky kat nga ana e jugut ishte i futur nëntokë, pikërisht aty krijohet një çarje e fortë gjatësore lineare, duke mundësuar gërshetimin me disa elementë në korrespondencë direkte me njëra tjetrën:

    01-avatelier-ana-plani kati 1

    • futjen e dritës së jugut në formë zenitale duke krijuar loje dritëhijesh me elementët e fasadës,
    • vendosjen e një vazo të gjatë lineare diku 18 m të gjatë, të mbushur me gjelbërim të bollshëm, që merr direkt dritë zenitale nga dritarja e re lineare
    • vendosjen e banakut shumë të gjatë linear ngjitur me vazon dhe me përfundimin e tij me vendosjen e një shkalle të çrregullt e të hapur

    avatelier-vila-ana-prerje-pikark

    Metamorfoza e brendshme vazhdon edhe jashtë duke modifikuar çatinë, çarjet arkitekturore dhe ballkonin, duke krijuar një figurë të re dinamike dhe magjepsëse, një linjë bashkëkohore që bie menjëherë në sy. Kontrasti lidhës nga jashtë me ambientet e brendshme dallohet me qasjen në një atmosferë të qetë dhe diskrete, një simfoni ngjyrash dhe materialesh, ku rehatia njerëzore është në qendër të përjetimit.

    Pjesa lartë i dedikohet tërësisht ambienteve të natës, një lidhje direkte me natyrën dhe panoramën e cila predikon privatësinë dhe qetësinë. Koha mbetet pezull ndërsa drita natyrale filtron nëpër dritaret e reja panoramike, sidomos në atë zenitale ku ndihet një shkrirje magjike midis brendësisë dhe jashtësisë.

    avatelier-vila-ana-prerje-pikark

    Një vështrim konservativ e ruajtës të së egrës natyrë ekzistuese ishte i domosdoshëm në kopshtin magjepsës që mbështjell përreth ndërtesën. Duke rehabilituar disa pjesë, pa modifikime të mëdha për të ardhmen është lënë një hapësirë enkas për të krijuar pishinën e re dhe një tarracë të jashtme, vendi i përsosur për një pushim veror.

    avatelier-vila-ana-prerje-pikark

    Lojërat e dritë - hijeve, ngjitja simbiotike midis ndërtesës dhe natyrës, krijojnë një atmosferë zen sidomos kur arrin mbrëmja e errët e rrethuar nga qielli me yje.

    E fundit por jo më pak nga rëndësia që vlen të përmendet, ky projekt është realizuar në harmoni të plotë me të zotët e shtëpisë dhe duke u mbështetur thellësisht tek artizanët dhe firmat prodhuese shqiptare:

    Format +, Everest, Mobileri Cela etj, ku të gjithë bashkë kanë dhënë një rezultat të mrekullueshëm.

    avatelier-vila-ana-render-pikark

     

    Autori
    avatelier
    Vendndodhja

    Qeha,Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    avatelier-vila-ana-pikark avatelier-vila-ana-render-pikark avatelier-vila-ana-render-pikark avatelier-vila-ana-render-pikark

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

      XPLAN STUDIO
      • Arkitekturë publike

      Sunny Hill Apartment

      Studio27
      • Projekt interieri

      Ioanian Coast Minimal Villa

      andoni studio
      • Projekt vile
      • +2
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link