Të dhëna mbi projektin
-
Studio
SET Studio
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Photography
Rudina Hoti
Përshkrimi
Frymëzuar nga Toka, Terra Eatery – gjendet në periferi të Prishtinës. Sipas kërkesës së klientit, ne krijuam një ambient me atmosferë mediterane. Që shijet e restorantit të jenë të këndshme, shqisat duhet të kënaqen përtej shijes, duke u shtrirë në atë që shohim dhe prekim. Me disa nga elementet mbizotëruese të këtij dizajni si llaçi i bardhë, tonalitetet e tokës, qeramika e dekoruar dhe druri natyral, të kombinuara me ngjyrat e lehta dhe gjethet jeshile që ndriçojnë hapësirën, japin një ndjenjë të një ngrohtësie mesdhetare. Format dhe materialet e ndryshme të përdorura në hapësirën e lokalit, dekorimet në mur, harqet, qeramika dhe ndenjësja e lëmuar nga llaçi kanë një efekt që i ftojnë klientët të ndërveprojnë me mjedisin ku ndodhen.
Vendndodhja
Prishtina, Kosovo