Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Maden Group
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Commercial
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2024
-
Sipërfaqja
200 m2
-
Photography
Leonit Ibrahimi
Përshkrimi
Mapei by Maden Group
Projekti i showroom-it “Mapei” kombinon elementët hapësinorë, ndjesitë dhe materialet për të krijuar një ambient të veçantë. Muret e lëmuara, shkallët blu dhe panelet ekspozuese pasurohen me elementë argëtues, duke shtuar një dimension tërheqës vizual.
Përdorimi i mureve të bardha të lakuara krijon një sfond të pastër që thekson veçoritë e hapësirës. Shkallët funksionojnë si një element kyç, duke lidhur nivelet dhe duke ofruar dy përvoja të ndryshme. Në nivelin e poshtëm, zonat ekspozuese të fshehura largohen nga shfaqjet tradicionale, duke i inkurajuar vizitorët të përjetojnë një rrëfim interesant që pasqyron identitetin e markës.
Ndriçimi përhapur krijon atmosfera abstrakte, duke formuar një mjedis emocional dhe produktiv. Qëllimi i studios së projektimit ishte të shprehin përmes një narrative të lidhur me materialet, duke reflektuar dinamikat bashkëkohore dhe nevojën për materiale të qëndrueshme në industrinë e ndërtimit.
Vendndodhja
Prishtina, Kosovo