Të dhëna mbi projektin
-
Studio
B2A Design
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
In construction
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
749 m2
Përshkrimi
Dizajni i brendshëm në këtë projekt thekson elementet e vrazhda brutale dhe ruhet një ndjenjë e ngrohtësisë dhe natyrshmërisë. Qëllimi i këtij dizajni është të përmirësojë qëndrueshmërinë, efikasitetin dhe komfortin e shfrytezuesve, duke përdorur materiale të kujdesura dhe duke lejuar ndricimin natyral të përhapet në hapësirën e brendshme.
Tavanit të betonit i është dhënë një rol thelbësor në përshtatjen e ambientit. Ky element arkitektonik i jep një sens të fortë industrial, por njëkohësisht, përbën një kontrast të bukur me elementët natyralë. Tavani nga betoni është një shtysë për ndryshimin e imazhit të një shtëpie të zakonshme në një ambient modern dhe ekskluziv.
Përdorimi i materialeve të drurit është një tjetër aspekt i dizajnit që e bën këtë ambient të ndjehet të ngrohtë dhe i pranueshëm.
Druri është i pranishëm në muret, dyer, dhe detajet decorative. Ky përdorim i drurit krijon një atmosferë të natyrshme dhe të harmonishme, duke i dhënë një ndjenjë të veçantë hapsirës së brendshme.
Dritaret panoramike janë një tjetër kujdes i rëndësishëm i dizajnit, që fokusohet në përmirësimin e cilësisë së ndricimit natyral.
Vendndodhja
Skopje, North Macedonia