Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Maden Group
-
Faqja e Studio
-
Faqja e Arkitektit
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Project Idea
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Kate
22
Përshkrimi
Përmirësimi i cilësisë së jetës dhe krijimi i një ndërtese unike kanë qenë udhëzime për ne gjatë projektimit. Koncepti ynë bazohet në parimin e krijimit të hapësirave funksionale të jetesës, të cilat fitojnë vlerë edhe përmes vëllimeve të pastra dhe bashkëkohor.
Ndërtesa karakterizohet nga horizontaliteti – dritare dhe “lozha” dhe vertikaliteti – vëllime. Përmes hapjeve të mëdha horizontale në objekt, përveç ndriçimit maksimal, banorët mund të përjetojnë edhe pamjet e bukura të qytetit të Prishtinës.
Pjesë përbërëse e lozhës është detaji i gardhit me vazo gjelbërimi në çdo kat, i cili përveç horizontalitetit që i ofron objektit, i mundëson çdo familje të ketë kopshtin e vet në ballkon dhe ta përjetojë hapësirën në një mënyrë të ndryshme, duke qenë i rrethuar nga natyra dhe gjelbërimi.
Theksimi i vertikalitetit të ndërtesës arrihet përmes vëllimeve të larta, dhe për t'i bërë ato më tërheqëse, ne bëmë një kthesë të lehtë në vëllimin e sipërm, duke i dhënë ndërtesës një orientim të përshtatshëm, dinamizëm dhe një pamje unike.
Vëllimet janë “shkëputur” nga një kat i tërë, i cili është dedikuar si hapësirë e përbashkët për banorët. Kjo zonë është bërë më e veçantë nga ngjyra dhe gjelbërimi i cili e pasuron ndërtesën me një ambient relaksues.
Për nga forma dhe materialet, kulla në tërësi ofron një imazh të fortë dhe të pastër. Materialet e përdorura janë të forta me forma të thjeshta dhe lehtësisht të aplikueshme.
E vendosur në Lagjën e Muhaxherëve – Prishtinë, “Kulla Rozë” nga njëra anë përshtatet me ambientin dhe nga ana tjetër shquhet me dizajnin e saj të mirëfilltë. Përveçse është bërë një nga ndërtesat më unike të Prishtinës, “Kulla Rozë” shërben edhe si qendër sociale në lagje me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet komunale për banorët e saj.
Vendndodhja
Prishtina, Kosovo