Shkrimi i sotëm u frymëzua nga lajmet për prishjen e ndërtesës ikonike Nakagin Kapsule simboli ikonik i arkitekturës metaboliste Japoneze, një lëvizje e lindur mbas Luftës së Dytë Botërore, e cila shkrin idenë e megastrukturave, brutalizimit me rritjen organike biologjike (imagjinoni rritjen e një peme).
Arkitekti Kisho Kurokawa, projektoi këtë bllok banesash ikonike në vitin 1972, në lagjen Ginza në Tokio. Projekti u bazua në idenë që kapsulat, të cilat do të zëvendësoheshin në harkun kohor të 25 viteve, por në fakt deri më sot ato nuk janë zevëndësuar asnjëhere.
Kulla Nakagin, përbëhet nga bërthamat me 11 dhe 13 kate, me njësi modulare të cilat shpërndaheshin anash, duke i përngjarë një organizmi të gjallë. Kapsulat ishin të parafabrikuara dhe mundet të përdoreshin si studio ose rezidenca. Të projektuara si në strukturë dhe shkallë të një kontenieri anijesh, me strukturë çeliku ato përfshinin një krevat, tualet, pajisje të ndryshme, si dhe njē televizor me ngjyra dhe tavolinë pune sëbashku me makinë llogaritëse. Çmimi i një njësie, kushtonte asokohe sa një makinë luksoze.
Ideja që frymëzoi hotelin me kapsula, ishte të ripërtërinte të kaluarën. Ky ishte dhe modeli i parë i një arkitekture të ricikilueshme dhe të qëndrueshme. Projekt i përfaqësonte marrëdhënien simbiotike midis natyrës dhe arkitekturës si pioner i arkitekturës metaboliste, e cila synonte të krijonte ndërtesa të adaptueshme dhe të zëvendësueshme. (Në fakt koha tregoi se nuk ishte aq simbiotike marrëdhënia)
Kjo ndërtesë përfaqësonte një moment historik të rëndësishëm të arkitekturës së pasluftës. Dizajni i saj mishëron idealet urbanistike dhe sociale të Metabolistëve: një qytet fleksibël me një sistem të përshtatshëm ndaj nevojave të një shoqërie e cila ndryshon vazhdimisht dhe me ritme të shpejta!
Por me datë 12 Prill 2022, filloi dhe prishja e kësaj ndërtese të cilën admiruesit e arkiteturës e kanë të vështirë ta përtypin. Arsyeja kryesore e shkatërrimit të saj ka të bëje me prishjen e strukturës së prej betoni dhe çeliku. Mungesa e fondeve rezultoi në degradimin e kapsulave si pasojë e mos-zëvendësimit të tyre. Probleme me rrjedhjet e ujit dhe mykyt, solli abandonimin e shumicës së ambjenteve. Ndërkohë prezenca e asbestit, përbën një tjetër rrezik për shëndetin, duke e bërë këtë strukturë totalisht të pabanueshme.
Probleme si qëndrueshmëria ndaj tërmeteve të vazhdueshme dhe mungesa e furnizimit me ujë të ngrohtë për më shumë se 10 vite, sollën degradimin e kësaj strukture e cila në fakt ishte menduar të ripërtërihej çdo 30 vite.
Është e trishtë që ikona të tilla përfaqësuese të momenteve kyçe të arkitekturës sidomos brutaliste, në mungesë të vëmendjes dhe kujdesit degradojnë deri në pikën ku shembja serviret si zgjidhja e vetme.
Fatin e Nakagin Capsule tower e kanë patur dhe ndërtesa të tjera si kompleksi i Robin Hood Alison and Peter Smithson apo dhe Teatri Kombëtar në Tiranë.
Courtesy of Nakagin Tower / Imazhi i Nakagin Tower
Ne mendojmë, që ndërhyrje të mirëmenduara mundet të risjellin nē jetë këto ndërtesa që mbartin në vetvete vlera si kulturore, historike dhe mbi të gjithja janë pjesë e rëndësishme e identitetit të arkitekturës të një periudhe të caktuar.
Ju si mendoni, a duhet përpjeke për ruajten dhe rijetëzimin e këtyre godinave apo le t’i lëme vend të “resë”, e cila nesër nuk është me e re?
Burimet : Dezeen. Britannica, Design Build, Iconic Houses, Archdaily, Architizer,