Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Andaras Architecture and Design
-
Tipologjia
Hospitality Architecture, Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
3098 m2
-
Kate
3K+2K nëntokë
Përshkrimi
Hotel “Uji i Ftohtë” ndodhet në Tepelenë, në më pak se 1 km nga Rrepet e Ujit të Ftohtë. Studio e projektimit “Andaras Architecture and Design” ka punuar në dizajnimin e ambientit të brendshëm dhe sistemimin e jashtëm që përfshijnë një sipërfaqe prej 3098 m2:
26 dhoma (model standart dhe suite), holl-recepsion, bar-restorant (2), verandë e hapur, pishinë e jashtme, ambient rekreativ.
Koncepti i dizajnimit të interierit ka qenë reflektimi i natyrës së zonës në brendësi. Në objekt janë përdorur të gjitha materialet natyrore të zonës përreth. Materialet si: guri, druri, hekuri janë pjesë e interierit të hollit/barit/restorantit/korridorit/dhomave. Rimesot e drurit janë të gjitha me ujra natyrale. Guri është i punuar në vend. Në holl gjendet një ujëvare e cila sjell në miniaturë kaskaden jashtë që derdhet në lumin Drinos, nën themelet e objektit.
Vendndodhja
Tepelena, Gjirokastër, Albania