Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Andaras Studio Architecture & Design
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Hospitality Architecture, Wellnes
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2017-2020
-
Sipërfaqja
4500 m2
-
Kate
4
Përshkrimi
Hotel Miamar, u projektua dhe supervizua si në exterier dhe në interier në çdo detaj nga ANdaras Studio Architecture & Design.
Ajo që në 2017 donim të implementonim ishte një arkitekturë moderne në hoteleri, linja të pastra që shkrihen harmonikisht me terrenin dhe do të karakterizonin volumetrinë e tij.
Filozofia e hotelit bën bashke gurin e zi natyral të vendit, drurin dhe materialin grafiato në fasadë, për të qëndruar në harmoni me mjedisin. Për një konfort termik dhe akustik të lartë, që bën diferencën nga hotelet e tjera, tek Hotel Miamar përdorëm fasadën e ventiluar.
Ndriçimi është menduar dhe studiuar deri në detajin më të imët, në mënyrë që arkitekturën dhe bukurinë që hoteli prezanton ditën, ta çojë në një nivel më të lartë natën, duke e bërë më modern, duke ja nxjerrë në pah të gjitha vlerat, duke e bërë dhe më romantik.
Pishina është e tipologjisë infinity pool, ku shikimi lidhet me detin përballë, forma e saj organike fillon shumë afër objektit dhe vazhdon derisa derdhet në një ujëvarë qetësuese me zhurmën e ujit që e karakterizon. Gjelbërimi mbyll panoramën e gjallë të këtij oazi të rivierës shqiptare.
Prezantimi me hollin kryesor në interier, na e bën të qartë panoramën e cilësisë dhe konfortit që do na shoqërojë nëpër dhoma. Të 52 dhomat, duke filluar nga standart room e deri te suitat, kanë një arkitekturë moderne. Mobilimi lidhet me aromën mesdhetare të konceptit të Hotel Miamar, dhe vijëzohet në linja të drejta dhe ngjyra të ngrohta.
Hoteli është projektuar në 2 faza, faza e parë filloi në vitin 2016 dhe hoteli u hap në 2018 me 27 dhoma dhe gjithë ambjentet e tjetra plotësuese.
Në 2020, konceptuam dhe projektuam shtesën anësore të objektit duke mos e cënuar filozofinë e hotelit dhe arkitekturën e tij, duke i shtuar edhe 25 dhoma të tjera, në një total prej 52 dhomash.
Ju shtua ambienti relaksues i SPA, projektuar të përçojë pozitivitet dhe kënaqësi për trupin dhe mendjen, i njëjti koncept u mbajt edhe për palestrën, design i veçantë për një hotel po aq të veçantë.
Një strukturë komplekse që të ofron shumë, atë që në Shqipëri nuk e gjen, design unik dhe detaj të sofistikuar, çdo element i ndjekur me përpikmëri të zbatohej dhe implementohej si në projekt nga stafi i ANdaras Studio.