Të dhëna mbi projektin
-
Studio
SHAPE & SHADE
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
SHAPE & SHADE
-
Tipologjia
Hospitality Architecture, Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2025
-
Sipërfaqja
260
-
Kate
1
-
Photography
Dardan Krasniqi
-
Ekipi
Ibrahim Beqiri / Lead Architect
Engjell Krasniqi
Edi Alidema
Suhejla Kazazi
Edon Berisha
Përshkrimi
Si kafeneja e shtatë " GUSTO " dhe një vazhdimësi e një historie të suksesshme, ky projekt mbante peshën e evolucionit të markës dhe rëndësisë së vendndodhes. I pozicionuar në Prishtina Mall, ai u konceptua si më shumë se një tjetër kafene — u shndërrua në një gjest festues, një hapësirë ekstravagante dhe mikpritëse që të fton të vish, të eksplorosh dhe të rikthehesh.
GUSTO e ka ndërtuar identitetin e tij mbi kombinime të guximshme pastel, ku rozë dhe jeshile blu (teal) qëndrojnë si ngjyrat e saj karakteristike. Në këtë projekt synuam t'a forcojmë këtë identitet duke e çuar më tej, duke eksperimentuar me mediume kreative që e kthejnë lojën e markës në një përvojë hapësinore. Pëlhurat u bënë sipërfaqe zhytëse, pllakat u shndërruan në zgjatime grafike dhe ngjyra u kthye në arkitekturë.
Koncepti kryesor ishte krijimi i një Galaktike të Ëmbëlsirave — një ambient surreal dhe imagjinativ ku dizajni tretet në fantazi. Perdet lëvizin si re rozë, muret në jeshile-blu përhapen si qiell dhe dyshemeja shpaloset në motive gjethesh dhe bari të pafundme të pikselizuara. Sipër, dritat shpërndahen si yje, llambat e dyshemesë ndriçojnë si kometa, ndërsa harqet bartin ritmin e dyshemesë së pikselizuar në formën arkitektonike.
Për të sjellë ekuilibër, detajet në ar të lehtë ndërthuren në dizajn, duke zbutur gjestet e guximshme me ngrohtësi. Hapësirat e harkuara krijojnë lëvizje dhe ftojnë eksplorimin, ndërsa ishujt me bimë e ankorojnë surrealen me natyrën, duke formuar një tranzicion të butë mes brendësisë dhe ambientit të jashtëm.
Rezultati është një hapësirë që ndihet njëkohësisht ekstravagante dhe mikpritëse, surreale por e prekshme — një Galaktikë e ëmbëlsirave, ku arkitektura bëhet pjesë e imagjinatës.
Vendndodhja
Pristina, Kosovo