Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Gusto di Jon

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      XPlan Studio

    • Faqja e Studio

      http://xplanstudio.al/

    • Tipologjia

      Commercial, Hospitality Architecture

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2021

    Përshkrimi

    Një valë ndjesish: “Gusto di Jon” nga X-plan Studio

    Në zemër të energjisë dhe dinamikës së jetës në Tiranë, ne ju sjellim një mjedis të rafinuar dhe modern me elemente që duken sikur kanë marrë formë nga uji.

    Elementi kryesor identifikues i interierit janë shkallët. Ato përkulen në katin e dytë me një formë autentike organike, të frymëzuar nga valët e detit, të përkthyera në valë metalike në restorant, të cilat japin një pamje 360 gradë të hapësirës. Janë më së shumti këto forma të papritura të cilat i sjellin interierit një karakter të veçantë.

    Një veçanti tjeter e restorantit është instalacioni i ndriçuesve në formën e kandilave të detit, i cili do t'ju japë ndjesinë e botës nënujore. Përdorimi i pasqyrës se zezë në tavan, jep ndjesinë e thellësisë së detit, duke pasqyruar në të ndriçuesit në formën e kandilave që vijnë në katër ngjyra të ndryshme. Ngjyra e tyre vibrante reflekton më së miri ndjesinë e komfortit dhe energjisë pozitive. Pavarësisht këtyre elementeve futuristike, ambienti nuk ndalon se qeni një mjedis i ngrohtë, mikpritës, madje deri diku magjik.

    Nga ana funksionale, kuzhina është vendosur qëllimisht në katin përdhe dhe është e dukshme në mënyrë që të përcjellë një komunikim të dinamikës së gastronomisë. Gjithashtu, në krah të banakut ndodhet kantina e verës, e cila ka një varietet të zgjedhur.

    Materialet e përdorura krijojnë një interier koherent në të cilin gërshetohen mirë elementet e përzgjedhura arkitektonike dhe ku çdo gjë është e qëllimshme. Ngjyrat që mbizotërojnë janë e zeza dhe e arta, të cilat i japin identitet vendit ndërkohë që mbulesat e bardha të tavolinave sjellin një fryme freskie. Këto elemente së bashku me ndriçimin e ngrohtë, e bëjnë atë një ambient moderno-luksoz, tejet komod dhe relaksues për të shkëmbyer një bisedë të këndshme dhe për të shijuar specialitetet e ushqimeve të freskëta të detit Jon.

     

    gusto di jon gusto di jon gusto di jon

    Autori
    X-Plan Studio
    Vendndodhja

    Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    gusto di jon gusto di jon gusto di jon gusto di jon gusto di jon gusto di jon gusto di jon gusto di jon gusto di jon gusto di jon

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

      XPLAN STUDIO
      • Arkitekturë publike

      Sunny Hill Apartment

      Studio27
      • Projekt interieri

      Ioanian Coast Minimal Villa

      andoni studio
      • Projekt vile
      • +2
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link