Përshkrimi

Krijo me qelq!

GLASS EXPERIENCE WORKSHOP

Përshkrimi

GLASS EXPERIENCE_FUSION është një workshop qelqi një ditor në studio DHIAMANDI Glass. Kjo punëtori është parashikuar për fillestarë; dhe e konceptuar për një grup prej 5 studentësh duke siguruar që secili student të marrë vëmendje individuale. Secili student do ketë në përdorim një tryezë pune me të gjitha mjetet dhe pajisjet që do t'ju duhen gjatë marrjes pjesë në workshop. Të gjitha mjetet dhe materialet janë parashikuar nga DHIAMANDI Glass.

 

Çfarë do të bëni gjatë workshopit?
Do të keni mundësinë të bëni 2 pjata në formatin dhe dimensionet e preferences tuaj. Të gjitha punimet e bëra ditën e workshopit do piqen dhe do të jenë në dispozicion për marrje pas 5/10 ditës nga momenti i workshopit.

 

Çfarë do të mësoj në workshop?
Ju do merrni të gjitha aftësitë baze të nevojshme për të bërë një pjate dekorative/funksionale.
Disa nga elementet të cilat do mesoni janë si me poshtë:

- Prerja dhe thyerja e xhamit.
- Llojet e qelqit për përdorim.
- Materialet që mund të përdoren të tilla si frits,
pluhurat, stringers, konfeti, etj
- Teknika për efekte të ndryshme.
- Përdorimi i formave.
- Kompozimi artistik dhe aplikimi i ngjyrave

 

Programi

Pjesëmarrësit do realizojnë 2 produkte
- PJATA DEKORATIVE/FUNKSIONALE
Madhësia, ngjyrat dhe format janë në varësi të zgjedhjes dhe dëshirës të çdo pjesëmarrësi.

WORKSHOP-I ZHVILLOHET NË DY PJESË, atë të teorisë dhe atë të praktikës.

-Në pjesën teorike, shpjegohet projekti, tema dhe zhvillimi i konceptitë produktit.
-Ndërsa në pjesën praktike zhvillohet aktiviteti në studion e Dhiamandi Glass.

 

TARIFA E REGJISTRIMIT: 30 Euro

Për të zgjedhur grupin ku do të jesh pjesë dërgo e-mail në: [email protected]

 

Vendndodhja

Tirana, Albania

mood_bad
  • Comments are closed.