Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Studioarch4
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Educational
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Photography
Besart Cani
Përshkrimi
Shkolla “Isa Boletini” ndodhet në Paskuqan, Kamëz. Shkolla i shërben vetëm studenteve të gjimnazit. Projekti i rikonstruksionit për shkollën konsiston në në përmirësimimin e izolimit, komoditetit, në ndërhyrje te vogla në interiorin e shkollës si dhe ndryshim në organizimin spacial të ambienteve të jashtme.
Ky projekt ide propozon prezantimin e një piste të vre vrapi e cila përshkon kufirin e godinës dhe hapsirat e saj të jashtme gjithashtu dhe ndryshime në oborrin frontal të shkollës. Ndryshimet kyçe që kanë ndodhur në eksterierin e godinës së pjesës ekzistuese të shkollës përfshijnë propozimin për një shkallare në oborrin e brëndshëm pranë hyrjes kryesore të godinës, e cila ka potencialin të funksionojë si amfiteatër i jashtëm i integruar me rampë dhe gjelbërim.
Kjo ndërhyrje ështe bërë për të përmirsuar estetikën vizuale të hyrjes dhe gjithashtu për të krijuar hapsirë për grumbullime dhe organizime të veçanta gjatë vitit.Fasadaka ndryshuar duke inkorporuar tashmë panele të perforuara dhe të ventiluara të mbështjellura me material metalik ose travertinë, në mënyrë që të krijoj një pamje moderne dhe dizajn estetik. Shkolla gjithashtu është bërë më e aksesueshme për të gjithë studentët, duke i dhënë njëkohësisht një pamje më estetike dhe ftuese për studentët e çdo cikli.
Shkolla në tërësi është bërë më e aksesueshme, pasi përveç modifikimit të ambjenteve të jashtme, tashmë ofron edhe dalje emergjence dhe një hapsirë multifunksionale dedikuar studimit ose relaksimit gjatë pushimeve.
Vendndodhja
Tirana, Albania