Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Blerta Krasniqi
-
Tipologjia
Sports
-
Photography
Vizualizimet: Erdonis Duraku
Përshkrimi
Një nga industritë më fitimprurëse dhe me trendin më të shpejtë të zhvillimit, kohët e fundit, është ajo eSports dhe gaming. Ndaj, konsiderojmë që prania e një objekti gjithëpërshirës dhe kompleks do të përmbushte kërkesat e komunitetit të lojërave elektronike dhe nevojën e tregut tonë.
Objekti është projektuar t’i shërbejë industrisë së eSports si një qendër multifunksionale për krijimin dhe testimin e lojërave digjitale.
Është tentuar t’i përmbushë nevojat e komunitetit të gaming-ut në Kosovë duke krijuar kompozicionin e përmbajtjeve të duhura. Qendra përmban stadiumin për zhvillimin e garave të lojërave elektronike, galeritë e gamer-ëve, showroom-in, pjesën e administratës me hapësirat e punës, si për zhvillimin e aplikacioneve ashtu dhe për punë administrative, sallat e mbledhjeve dhe konferencave si dhe zonat për relaksim dhe shpenzimin e kohës së lirë si dyqanet, barin dhe hapësirat për relaksim në tarracë (rooftop-et).
Në këtë projekt janë marrë parasysh të gjitha kërkesat e kësaj fushe shumë specifike. Përveç përmbajtjeve të lidhura direkt me lojën dhe atraktivitetin, është marrë parasysh edhe mirëqenia fizike dhe psikologjike e lojëtarëve, si një aspekt shumë i rëndësishëm, duke u krijuar edhe hapësira në shërbim të saj.
Vendndodhja
Prishtina, Kosovo