Të dhëna mbi projektin
-
Studio
NH Architecture
-
Arkitekti
Nesila Hajdini
-
Tipologjia
Commercial
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2023
-
Sipërfaqja
35
-
Photography
Liridon Cani
Përshkrimi
Bees and trees nga NH architecture
Bees and trees biocosmetics simbolizon natyrën, kujdesi ndaj vetes në mënyrë të shëndetshme!
Një kompani kozmetike shqiptare e cila bazohet tërësisht në produkte organike, kërkonte të sillte konceptin e saj në një ambjent fizik, si për prezantimin e produkteve ashtu dhe për trajtime të shpejta estetike. Rrjedhimisht, koncepti për hapësirën u bazua në krijimin e një atmosferë që simbolizonte natyrën si në linja ashtu dhe ngjyra. Prandaj u kujdesëm të kishim linja të buta, harqe jo të rregullta, mure të lakuara dhe forma organike.
Për të mos fragmentizuar hapësirën tejet të vogël në dispozicion, i gjithë ambjenti u trajtua me të njëtin material, gati – gati për të sjellë ndjesinë e të qënit i zhytyr brenda në natyrë. Pikërisht për këtë u zgjodh ngjyra e gjelbërt si element kryesor dhe tekstura e ashpër e trajtimit të murit dhe tavaneve. Muret perimetralë shërbejnë si ekspozitor, organikisht trasnformohen në banak, ulëse për klientët, vazo për lulet duke krijuar një fluididet dhe ndëthurje në të gjithë hapësirën.
Ambjenti ndahet në dy zona kryesore: ajo për shitjet dhe ekspozimin e produkete dhe zona e trajtimeve e ndodhur në thellësi, në intimitet të plotë. Synimi ishte që i gjithë ambjenti të reflektonte elementin kryesor të linjës Bees & trees biocosmetics: natyrën! Një atmosferë skenike, ku aktori kryesor janë produket dhe klienti.
Vendndodhja
Rruga Brigada Viii 8, 1000 Tirana, Albania