Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Mikaela Maçka
-
Arkitekti
Mikaela Maçka
-
Statusi
Project Idea
Përshkrimi
DURANA
TIPOLOGJI TE REJA PUBLIKE PËR INTEGRIM DHE ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM TË PEIZAZHEVE URBANE TË REJA DHE TË VJETRA TË RAJONIT LINEAR KOMBËTAR
projekt diplome nga Mikaela Maçka
Projekti ka në qendër Duranën, qytetin linear informal midis Durrësit dhe Tiranës. Eksplorohen faktorët dinamikë të rajonit dhe propozohet një vizion të ri për Duranën policentrike, mjetet për qepjen e peizazhit urban dhe krijimin e një identiteti të ri të rajonit.
Pas vitesh zhvillimi urban informal që nga ndryshimi i sistemit politik të Shqipërisë, rajoni i Duranës dhe në veçanti dy polet e saj, Durrësi dhe Tirana, ka marrë vëmendje në planin territorial/urban, veçanërisht nga institucioni kryesor publik, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, e cila ka punuar, ndër të tjera, për Planin e Integruar Sektorial për rajonin Durrës-Tiranë (PINS Tiranë-Durrës). Plani i Përgjithshëm Kombëtar e ka identifikuar zonën Tiranë-Durrës si një nga hapësirat ekonomike më të rëndësishme në vend dhe në rajonin e Ballkanit.
Teza përbëhet nga dy pjesë të rëndësishme: kërkimi dhe dizajni.
Metodologjia e kërkimit vepron në tre shkallë, në shkallë territoriale, në shkallë urbane dhe në shkallë arkitektonike. Hulumtimi konstaton fragmentimin dhe zhvillimet e pabarabarta përgjatë qytetit linear për shkak të mungesës së planifikimit dhe pasojave që lidhen me të.
Lineariteti dhe policentrizmi janë temat kryesore të dizajnit për Durana. Elementi qendror i projektimit të Duranës është rehabilitimi i hekurudhës ekzistuese Durrës-Tiranë me një identitet të ri të mbështjellë me emrin “Durana”. Vizioni i Duranës zbatohet përmes një projekti pilot që ndodhet në një nga kryqëzimet përgjatë Duranës, Gjokaj-Bërxullë.
Ndalesa Gjokaj-Bërxulle, së bashku me 20 stacionet e tjera të hekurudhës së Duranës, do të ngrihet jo vetëm si një tipologji e re ndërtimi, por si qendër e integrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të peizazheve të reja dhe të vjetra urbane të rajonit linear kombëtare. Stacioni hekurudhor Gjokaj-Bërxullë synon të jenë një qendër jetike përgjatë Duranës dhe krahas lidhjes së drejtpërdrejtë me shërbimin e transportit të qëndrueshëm, do të jetë shesh, vend ndërveprimi social dhe vend i aktivitetit tregtar, si edhe hapësirë fleksibël me përdorime të mundshme të përkohshme, duke përfshirë situatat emergjente, si për shembull, një shpërthim i ardhshëm i Covid-19.
Vendndodhja
Tirana, Albania