Të dhëna mbi projektin
-
Studio
ARTEC
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Ilir Llonçari
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2024
-
Sipërfaqja
250
-
Photography
Berat Kabashi
-
Ekipi
Jeta Veseli, Lorik Llonçari, Idea Shefkiu, Zana Llonçari
Përshkrimi
DUKË
Projekti Dukë është ridizajnim i një hapësire të hotelit Dukagjini të viteve '50. Hoteli me kohë e ndryshoj funksionin fillestar, duke shërbyer për funksione të ndryshme por kurrë në shkëlqimin e tij të parë. Synimi për projekt ka qenë ringjallja e lavdisë së dikurshme, duke kombinuar elegancën e epokës së ndërtimit me ndjeshmërinë bashkëkohore.
Arkitektura e brendshme e hapësirës theksohet nga harqe me një përsëritje ritmike, që krijojnë një rrjedhë të thjeshtë por elegante. Mes këtyre harqeve, është dizajnuar një mozaik, i bërë me porosi me ngjyra pastel të gëzuara, që shërben si pikë fokale.
Ky mozaik abstrakt, bashkon hapësirën dhe drejton syrin nga hyrja deri te tarraca. Panelet e drurit në mure e sofistikojnë më tej hapësirën. Muret sipër paneleve, të trajtuara si relief më calce cruda me motiv të dizajnuar posaçërisht, shtojnë teksturën dhe thellësinë.
Banaku i barit, si pikë kulmore e dizajnit, është një përzierje e paneleve të drurit dhe ka sfond reflektues pasqyrë, me rafte prej qelqi, i cili krijon efektin e shisheve fluturuese duke shtuardramë në këtë dizajn.
Hapësirat e uljes ndryshojnë varësisht prej vendit, me karrige të larta brenda dhe ulëse të ulëta në tarracë. Brenda, karriget e larta ofrojnë një ambient të shkujdesur por të rafinuar. Jashtë, tarraca ka tavolina individuale dhe divane, duke ofruar fleksibilitet për ulje dhe mundësi për zgjedhje.
Ndriçimi kryesor, i dizajnuar si kombinim i fuçive prej druri dekoruar me llambadar kristali, krijon një ambient të ngrohtë dhe tërheqës, duke kujtuar një hapësirë të rehatshme por me klas. Dritat individuale të tavolinës rrisin intimitetin. Ndriçimi i personalizuar i tarracës, me ngjyrë portokalli, përmirëson ngrohtësinë dhe shkëlqimin e saj duke plotësuar bukurinë natyrore të rrethinës.
Një vazo e madhe, e mbushur me lule, zbukuron cepin e tarracës duke e vazhduar elementin natyrë brenda përmes një dritareje të hapur qëllimisht për të lidhur hapësirat.
Dyshemeja e terracës, e transformuar nga pllaka të zbehta gri, tani paraqitet si qilim i gjallë me motive lulesh në ngjyrë portokalli të ndritshme, duke përmirësuar aurën e hapësirës.
Mobilimi ka linja moderne, divanet kanë ngjyrë jeshile me paternë me lule në vehte, tavolina janë të errëta nga druri i lisit me karrige të errëta druri me ulëse të thurrura.
Dritaret e mëdha, të mbuluara me perde prej tekstili bambuje të bardhë, theksojnë tarracën, duke ofruar pamje mahnitëse të Grykës së Rugovës. Ky sfond piktoresk, së bashku me dizajnin e rafinuar të terasës, e bën Dukë-n një vend ideal për të shijuar një gotë verë roze në perëndim të diellit.
Vendndodhja
Peja, Kosovo