Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Cornero Café

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Nomma Studio

    • Faqja e Studio

      https://www.nomma.studio/

    • Tipologjia

      Interior Design

    • Statusi

      Completed

    • Photography

      Leonit Ibrahimi

    Përshkrimi

    Në kafenenë Cornero e projektuar nga Nomma Studio ju pret një ambient tërheqës dhe modern që ndërthur në mënyrë të përsosur ngrohtësinë dhe elegancën. Koncepti i dizajnit sillet rreth linjave të pastra, një gamë harmonike ngjyrash dhe një përzgjedhje të kujdesshme të materialeve për të krijuar një hapësirë të rehatshme dhe tërheqëse vizualisht.

    Me vendodhje në qendrën tregtare Albi Mall me një hapësirë me shumë ndriçim. Ndërsa hyni në zonën kryesore të kafenesë shfaqet një atmosferë freskuese dhe tërheqëse. Bimë të gjata në vazo të vendosura në mënyrë strategjike për të krijuar privatësi dhe ndërlidhje me natyrën.

    Dyshemeja përbëhet nga pllaka të lëmuara me ngjyra neutrale ku krijojnë një harmoni të përkryer. Tavolinat dhe karriget shtojnë elegancën me materialet e tyre. Pjesa e barit është punuar me mjeshtëri me një dizajn modern. Ai përmban elemente betoni që përseriten dhe ndërlidhen me pjesen e qeramikës. Banaku është hapësira kryesore ku janë të shfaqura një sërë pajisjesh për kafe, duke përfshirë makinat e ekspresit, mulli i punuar nga metali duke shfaqur simbolikën e kafes.

    Ndriçimi luan një rol vendimtar në nxjerrjen në pah të elementeve të dizajnit. Ndriçimi kryesor është i varur përgjatë 20 metragjatësi, është mjaft i veçantë për dimensionet e mëdha.  Pajisjet e tjera të ndriçimit janë dritat e varura të vendosura në hapësira të ndryshme. Ngjyra e artë e pajisjeve të ndriçimit shton një prekje të elegancës, duke krijuar një përvojë vizuale magjepsëse.

    Në përgjithësi, ky dizajn bashkëkohor dhe modern i kafeneve brenda një qendre tregtare ndërthur pa problem elementët e drurit, pllakave, divaneve prej lëkure dhe materialeve të tjera. Hapësira është sa e sofistikuar dhe tërheqëse, duke ofruar një ambient elegant dhe komod për klientët që të shijojnë kafen e tyre.

    Autori
    Sonia

    Sonia Budini is an architect/editor at Pikark, currently based in Tirana. Research enthusiast, the most recent one is PreservingWesternBalkans (Open Source Platform). Project manager at another OS platform such as The Albanian House.

    Vendndodhja

    Albi Mall, Vetërnik, Prishtina, 10000, Kosovo

    Get Directions
    Galeria
    nomma studio-cornero cafe nomma studio-cornero cafe nomma studio-cornero cafe nomma studio-cornero cafe nomma studio-cornero cafe nomma studio-cornero cafe nomma studio-cornero cafe nomma studio-cornero cafe nomma studio-cornero cafe

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link