Të dhëna mbi projektin
-
Studio
NH Architecture
-
Arkitekti
Nesila Hajdini
-
Tipologjia
Sports
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2019
-
Sipërfaqja
100
-
Photography
Besar Çani
Përshkrimi
Core do të thotë bërthamë dhe kjo është esenca në praktikën e projektit “Core Pilates & Yoga Studio” nga arkitekte Nesila Hajdini. Një apartament i vogël 100 m2 do të kthehej në hapësirën e duhur për të praktikuar jogën dhe pilatesin me pajisje. Pra ishte e nevojshme të sigurohej intimiteti i duhur për praktikën e jogës, por njëkohësisht edhe intergrimi i një praktike të re: pilates.
Ndarja funksionale u përqendrua në nevojat e secilës praktikë. Në hyrje, u pozicionua salla e pilatesit me pajisjet përkatëse, e cila është lehtësisht e perceptueshme, por jo tërësisht e lexueshme, kjo falë sturkurës “ndarëse” vertikale me ristela, e cila nuk të lejon të kuptosh plotësisht çfarë po ndodh ama të fton të jesh pjesë e praktiës.
Gjithçka është zgjedhur në tonalitete ngjyrash të hapura, të zbehta në mënyrë që të krijohet një ambient sa më i qetë, për të siguruar mbi të gjtha dëlirësinë mendore. Ndarja funksionale është reflektuar dhe në ngjyrat e përdorura, duke theksuar ambientet komunikuese me një bojëqielli të lehtë dhe zonën e pilatesit me të bardhë. Ndërkohë ishte zgjedhje e natyrshme që salla e jogës të vinte në tonalitete të tokës dhe ndiçim të ngrohtë.
Pasqyrat janë një element i rëndësishëm gjatë praktikës së pilatesit, duke krijuar një lojë ndriçimi në ambient, por edhe duke manipuluar kujfitë fizik të ambientit dhe amplifikimit të hapësirave në Core Pilates & Yoga Studio.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania