Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Studio Fabrika
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Interior Design
Përshkrimi
“Chekpoint Charlie” është një ndër bistro-baret më të njohura në Tiranë si një pikë takimi për klientët e tij disa vjeçarë.
Projekti i rikonstruksionit të këtij objekti ishte intrigues dhe sfidues për ne.
Duhej të merrnim parasysh simbolikën e emrit, si dhe ruajtjen e disa elementëve kyç që karakterizojnë identitetin e tij ndër vite.
“Checkpoint Charlie” u konceptua si një ambient i pas luftës në shumë detaje.
Elementi më i rëndësishëm i përdorur në këtë projekt është një fasadë e shkatërruar e një ndërtese të pas Luftës se Dytë Botërore, ku dritaret janë të mbyllura me mure tulle dhe dekoret e suvaja e dëmtuar. Në pjesën tjetër zhvillohet bari i punuar në drru i cili bashkë me dyshemenë dhe tavanin e drunjtë ngroh dhe sjell jetë në teksturat e shkatërruara të interierit.
Një tjetër element i rëndësishem është prania e pikturave të printuara në letër murale, imazhet e të cilave përcjellin fragmente të ndryshme të jetës së viteve 40’-50’.
Ky interier sjell në kujtesë një periudhe të rëndësishme historike si dhe qëndron pa kohë në këtë prezantim kreativ.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania