Studioja italiane Settanta7, e specializuar në projektimin e ndërtesave publike, kërkon të zgjerojë stafin në filialin e saj në Tiranë për profilet ARKITEKT SENIOR.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE PËR PROFILIN SENIOR :
-Të menaxhojë mbarëvajtjen e fazave të ndryshme të projektimit në mënyrë që të ruhen afatet dhe kualiteti i punës.
-Të jetë kreativ në zgjidhjet kompozitive që propozon.
-Të ndihmojë në plotësimin e praktikave dhe dokumentacionit të projekteve.
-Të analizojë problematikat që mund të shfaqen gjatë procesit të punës duke propozuar zgjidhje gjithëpërfshirëse.
KUALIFIKIMET:
-Diplomë në arkitekturë
-Aftësi në përdorimin e software REVIT, AUTOCAD, ADOBE SUITE
-Aftësi të mira komunikimi dhe organizative
-Aftësi të mira për të punuar në grup
-Njohje e mirë e gjuhës angleze ose italiane.
-Njohja e gjuhës italiane si dhe minimumi 5 vite eksperiencë në punë të ngjashme është domosdoshmëri për profilin SENIOR. Të gjitha projektet tona lindin, zhvillohen dhe faqosen në REVIT prandaj njohja e programit përbën avantazh për të dyja profilet e punës.
Mirëpresim çdo arkitekt entuziast t'i bashkohet skuadrës tonë të madhe duke na dërguar CV+Porfolio në adresën e emailit[email protected]deri me 15 shtator 2022