commonsense.studio është në kërkim të një arkitekti/e për t'iu bashkuar ekipit!
Nëse ke përkushtim dhe pasion për punën krijuese dhe je entuziast për të kontribuuar me njohuritë e tua dhe zhvilluar veten në projekte lokale dhe ndërkombëtare, apliko tani!
Kriteret:
Përvojë pune prej të paktën 2 vite në zyrë projektimi dhe/apo zbatim;
Njohuri shumë të mira teknike, materiale dhe shije të hollë estetike;
Përvojë në koordinimin/menaxhimin e projekteve;
Ambicioz për t'u zhvilluar dhe bashkëpunues në ekip;
Njohuri dhe përdorim i avancuar: Revit, ArchiCAD, AutoCAD, Adobe Creative Suite, Lumion, 3ds Max;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
I interesuar për një kontratë +2 vite.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV dhe portfolio në faqen zyrtare të commonsense.studio.
Aplikimet e përzgjedhura do të njoftohen me e-mail për intervistë.