Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Matt Architects & Associates
-
Arkitekti
Matilda Pando
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
In construction
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
700 m2
-
Ekipi
Bora Brace, Ardiola Bardhoshi
Përshkrimi
E pozicionuar në Arenën Kombëtare, projekti karakterizohet si një hapësirë inovative bashkëpunimi. Me një sipërfaqe prej 700m2, interieri është i stiluar me një minimalizëm ‘soft’, me prekje detajesh më të guximshme që ruajnë një estetikë të një dizajni jetëgjatë.
Koncepti konsiston në ruajtjen e parimeve të funksionalitetit të një zyre, duke respektuar hapësirat e nevojshme.
Kjo qasje e re përkthehet nëpërmjet kombinimit të tonaliteteve gri (neutrale) të cilat përçojnë qetësi dhe thjeshtësi në kontrast me tavolinat e errëta të punës të cilat ofrojnë një ndjesi mirëqenieje në një mjedis të konceptuar për interaktivitet.
Me të hyrë në hapësirën e zyrave, bëhet e qartë qasja jonë për të dhënë një ndjesi qetësie dhe reflektimi në një hapësirë biznesi dinamik ku materializimi me mikroçimento, rezinë dhe mobilimi në ngjyrë gri të errët me tonalitete neutrale, krijojnë një estetikë të përgjithshme që nxjerr në pah karakterin e biznesit.
Privatësia përcaktohet nga ndarja e pavarur e mjediseve të punës, duke i lejuar përdoruesëve të eksplorojnë lirisht hapësirën përreth.
Çarjet e dritareve fillojnë me dyshemenë dhe zgjaten deri në tavan duke i dhënë çaste drite natyrale ambientit dhe fragmente nga qyteti. Për të qënë në ekuilibër me zgjedhjet minimaliste të projektimit, ndiçuesit kryesor në ambientin e pritjes rreth recepsionit vijnë në formë instalacioni artistik që e bëjnë perceptimin e hapësirës më ftuese.
Vendndodhja
Tirana, Albania