Të dhëna mbi projektin
-
Studio
LD Studio
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2021-2022
-
Sipërfaqja
82 m2
-
Photography
Ana Maljanovska
Përshkrimi
Apartamenti në vete përmban një dhomë ndenje jo shumë të madhe ku janë të përfshira edhe kuzhina dhe tavolina e ngrënies, koridori kryesor i cili çon tek dhoma e gjumit kryesore e cila gjithashtu është me një sipërfaqe të vogël si dhe një koridor tjetër më i vogël i cili të çon tek dy dhomat e fëmijëve.
Sfida në këtë projekt ishte rinovimi i një apartamenti ekzistues duke iu përshtatur dëshirave dhe nevojave të klientëve.
Duke e patur parasysh që hapësirat ishin relativisht të vogla, ishte një sfidë e vërtetë që të gjitha të jenë funksionale dhe të përshtatshme për banim. Rol kyç luan mobilimi i cili është i dizejnuar që në mënyrë diskrete të mundësojë shumë hapësirë për depozitim. I tillë është rasti në koridor ku janë të vendosura lavatriçja dhe makina e tharjes.
Si detaj karakteristik është dera e madhe prej xhami e cila gjendet në dhomën e ndenjes dhe shërben për të ndarë kuzhinën nga pjesa tjetër.
Në këtë projekt janë përdorur forma të pastra dhe vija të drejta, me dominim të ngjyrës së bardhe dhe detajeve me teksturë druri, por edhe një skemë e ngjyrave të forta që u jep gjallëri të gjitha hapësirave duke mos e dëmtuar elegancën e fshehur dhe thjeshtësinë.
Vendndodhja
Skopje, North Macedonia