Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Maden Group
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Offices
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2021
-
Sipërfaqja
17,100 m2
-
Photography
Leonit Ibrahimi
Përshkrimi
Arkitektura e ndërteses karakterizohet me stilin brutalist, duke përdorur materiale të cilat janë karakteristike në vendin tonë siç janë betoni dhe blloku i argjilës. Materialet si betoni dhe argjila e përfaqësojnë kulturën e ndërtimit në vendin tonë ndër vite. Në aspektin e materializimit, objekti është lënë origjinal ashtu siç është në nivelin e ndërtimit të 'vrazhdë', në këtë mënyrë struktura prej betoni të armuar vihet në pah dhe krijon një ritëm të theksueshëm. Materialit të betonit i është shtuar pigment i ngjyrës së kuqe në mënyrë që ti ngjasojë afërsisht ngjyrës origjinale të argjilës.
Vëllimi i ndërtesës është i përbërë nga forma të rregullta gjeometrike, dhe si element përsëritës nëpër këto volume është moduli projektues i cili i jep kuptim funksionit dhe stilit arkitektonik. Mes këtyre moduleve, në disa raste... muret janë harkuar në mënyrë që loja dritë-hije të theksohet më shumë, duke i dhënë dinamikë ambientit të jashtëm.
Ndërtesa ka funksion administrativ dhe multimedial qe do të shërbeje për evente të ndryshme multi-kulturore, skenografi, hapësira per xhirime, administratë.
“ Arkitektura e cila hyn në një simbiozë me dritën nuk krijon thjesht formë në dritë, ditën dhe natën, por lejon që drita të bëhet formë.” - Richard Meier – Arkitekt.
Vendndodhja
Obilić, Kosovo