Të dhëna mbi projektin
-
Studio
ATRIA STUDIO
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Hospitality Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2019 - 2021
-
Sipërfaqja
2500 m2
-
Kate
4
-
Photography
Dardan Vukaj, Albano Guma
Përshkrimi
Amber Hotel është një projekt shumë interesant dhe sfidues: Një strukturë ekzistuese prej betoni e ndërtuar në 2004, duhej të shndërrohej në një hotel me më shumë se dyzet dhoma.
I vendosur në më pak se 300 metra larg detit Adriatik, në fshatin Spille, Amber Hotel ka një vendndodhje perfekte dhe të lehtë për tu arritur. Pishat para hotelit dhe bimësia e ëmbël në pjesën e pasme të tij, i japin secilës dhomë një pamje të përsosur.
Sipërfaqja e përgjithshme e ndërtuar është rreth 2500 metra katror, e ndarë në katër kate.
Koncepti i fasadës rrjedh nga vendndodhja e saj, frymëzuar nga valët e detit dhe tingulli i tyre i qartë dhe qetësues. Një çështje shumë e rëndësishme në konceptimin e fasadave ishte dhe orientimi i dhomave përballë me diellin dhe detin.
Plani i objektit u kushtëzua jo vetëm nga kolonat dhe trarët ekzistues, por edhe nga kërkesa e klientit për të patur më shumë se dyzet dhoma.
Përveç përshtatjes së strukturës ekzistuese, u bë dhe një shtesë e re anësore. Godina e vjetër dhe e re funksionojnë si një e tërë, pa asnjë dallim funksional apo estetik midis tyre.
Shkallët ekzistuese u hoqën. U vendosën të tjera më kompakte, për të krijuar vend dhe për një ashensor. Në hyrjen e përparme u vendos një rampë për personat me aftësi të kufizuara.
Përpara objektit është krijuar një zonë e gjelbër, në mënyrë të tillë që të lexohet lehtësisht nga një pikë e largët. Ndërsa në pjesën anësore të tij është vendosur një pishinë, e rrethuar nga një gardh i gjelbër jasemini, për t’i dhënë ambjentit intimitetin e nevojshëm.
Vendndodhja
2510, Rrogozhinë, Tirana, Albania