Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Anarch
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Offices
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020-2021
-
Sipërfaqja
960 m2
-
Photography
Eduard Pagria
Përshkrimi
E vendosur në zemër të qytetit të Tiranës, Selia Qendrore e Albanian Post, është një thirrje, një kërkesë, një pretendim dhe një britmë për një zë të ri të artikuluar në një mjedis mediatik gjithnjë në zhvillim.
Zyrat kanë ndriçim natyral në të gjithë cepat e tyre dhe janë të organizuara në trajta të hapura ku nuk duket asnjë kabllo, të cilat janë përshtatur në një formë të pazakontë ndërtimi duke krijuar hapësirë për të tre departamentet e AP – së – departamenti i menaxhimit, departamenti editorial dhe departamenti teknik.
Koncepti i ndriçimit artificial të hapësirave të përbashkëta është frymëzuar nga retorika e Kryeministrit shqiptar i cili vazhdimisht etiketon median si burim jo të besueshëm informativ – kazan.
Në këtë kuptim, kazanët e lavatriçeve janë ridizajnuar në pajisje ndriçimi të mbledhura në grupe, duke identifikuar thashethemet gazetareske.
Emocion i jashtëzakonshëm transmetohet në çdo vend pune me "Murin e Informacionit", i cili është ndërtuar me pllaka qeramike, duke ilustruar të dhënat e papërpunuara që hyjnë në departamentin e redaksisë, përpunohen më tej dhe i komunikohen publikut.
Muri ndriçohet nga reflektorët ritmikë të vendosur në ritëm Fibonacci, duke ilustruar rrethanat e pabarabarta ku ndodh çdo rast informacioni.
Vendndodhja
Tirana, Albania