Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Settanta7
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Educational
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Photography
Marco Cappelletti
Përshkrimi
Projektimi i një një shkollë të re të mesme shkencore në zonën metropolitane të Firences është një sfidë projektimi që mund të zgjidhet në mënyrë të pashmangshme në një nivel formal, përmes një sinteze të emergjencave të kontekstit territorial, por mund të jetë një sfidë edhe për vetë territorin, i cili duhet të krijojë sinergji të forta mes institucioneve që e drejtojnë për të përmirësuar ndërtimin, shkollën/kulturën dhe punën në territor.
Me këtë qëllim, Settanta7 projektoi shkollën e re të mesme shkencore, 'Anna Marie Enriques Agnoletti' në Sesto Fiorentino: një arkitekturë tërheqëse dhe mikpritëse, transparenca dhe sinuoziteti i së cilës krijon një marrëdhënie simbiotike mes hapësirave mësimore dhe kontekstit të ri urban.
Shkolla e re e mesme pozicionohet në një kontekst ish bujqësor të fushës së Firences dhe zhvillohet rreth tre blloqeve, dy me funksion didaktik/shkollor dhe një i dedikuar për palestrën. Nëse nga njëra anë të tre blloqet janë pozicionuar duke u përshtatur me rrjetin urban egzistues, nga ana tjetër ruajtja e aksit lindje-perëndim të kishës që ndodhet pranë, ka gjeneruar rrotullimin e volumeve dhe krijimin e tre oborreve, zonave të aksesit dhe pritjes për të gjithë përdoruesit.
Prona ngrihet tre kate mbi tokë, rreth oborrit jugor dhe dy kate rreth oborrit verior. Rrotullimi i vëllimeve ka krijuar tarraca, tek të cilat hapen vetratat e mëdha të fasadës lindore. Shkolla përbëhet nga 35 klasa dhe 5 laboratorë, me një kapacitet për 900 nxënës.
Hapësirat e dedikuara për "mësim frontal" janë të vendosura kryesisht në anën lindore, duke përftuar performancë më të mirë përmes kontrollit të ndriçimit LED me sensor që përshtasin intensitetin e dritës në bazë të ndriçimit natyral të pranishëm, ndërsa laboratorët janë pozicionuar rreth oborreve.
Një rëndësi e veçantë i është kushtuar projektimit të hapësirave lidhëse; që nuk përdoren vetëm për qarkullimin e nxënësve, por edhe për organizimin e veprimtarive arsimore plotësuese. Dy shkallët kryesore karakterizohen nga një lartësi e dyfishtë dhe përfaqësojnë komunikimin vertikal.
Një palestër e çertifikuar CONI dhe një auditor fleksibël plotësojnë ambientet e shkollës. Sistemi i hyrjes është projektuar për shfrytëzimin e hapësirave kolektive jo vetëm nga nxënësit e shkollës, por edhe nga komuniteti i Sestos, duke e berë atë multifunksionale.
Aspektet mjedisore karakterizojnë të gjithë projektin: në veçanti, dizajni është i fokusuar në uljen e kostove të menaxhimit falë konsumit shumë të ulët të energjisë, në fakt shkolla është një N-ZEB (Nearly zero-emission building), dhe në uljen e ndikimit në mjedis.
Vendndodhja
Sesto Fiorentino, Florence, Italy