Përshkrimi

EDS Foundation ,“RPM Nautical” dhe “The Albanian Center for Marine Research nen kurimin e Suada Ani Muraku organizuan ekspozitën e hapur me titullin “THE UNKNOWN” Trashegimia Nënujore Shqiptare, 17 fotografi të përzgjedhura nga ekspedita nënujore të zhvilluara në Detin Jon.

The Albanian Center for Marine Research, është angazhuar prej vitesh në kërkime për zbulime nënujore, jetës detare dhe studimet të florës, faunës dhe zonave arkeologjike nënujore. Misioni i saj vitet e fundit, është të edukojë publikun e gjerë mbi rëndësinë e Trashegimisë Detare dhe mbrojtjen e Ekosistemit.

E reja e kësaj ekspozite ishte mënyra e zhvillimit të saj në vertikalitet duke ndjekur kronologjinë e Amforave të gjetura në zonat më të thella duke u ngjitur gradualisht dhe figurativisht nga thellësia deri në sipërfaqen detare. Për këtë u zgjodh një banesë kolektive në qytetin e Tiranës dhe hapsirat publike u shfrytëzua për ekspozim. Një eksperiment ky për të afruar artin dhe informacionin më pranë zonave publike, shtëpive tona.

Kuratore: Suada Ani Muraku

Vendndodhja

Tirana, Tirana, Albania

mood_bad
  • Comments are closed.