Përshkrimi

Glass experience-fusion është një workshop qelqi një ditor që do realizohet në studion “Dhiamandi”. Kjo punëtori është parashikuar për fillestarë me një grup prej 4-5 pjesëmarrësish duke siguruar që secili prej tyre të marrë vëmendje individuale.

Secili pjesëmarrës do ketë në përdorim një tryezë pune me mjete dhe pajisje të nevojshme të siguruara nga DHIAMANDI Glass.

 

Çfarë do të bëni gjatë workshopit?

Do të keni mundësinë të realizoni 1 pjatë në formatin dhe dimensionet e preferencës suaj. Të gjitha punimet e bëra do piqen ditën e workshop-it dhe do të mund të merren nga secili pas 5-10 ditësh.

 

Çfarë do të mësoj në workshop?

Do merrni të gjitha aftësitë bazë të nevojshme për të bërë një pjatë dekorative/ funksionale.

Disa nga elementet që do mësoni janë :

• Prerja dhe thyerja e xhamit.

• Llojet e qelqit për përdorim.

• Materialet që mund të përdoren të tilla si frits,

pluhurat, stringers, konfeti, etj

• Teknika për efekte të ndryshme.

• Përdorimi i formave.

• Kompozimi artistik dhe aplikimi i ngjyrave.

Programi

Pjesëmarrësit do realizojnë 1 produkt, në formën e një pjate.

Madhësia është 24 cm, ngjyrat dhe format janë në varësi të zgjedhjes dhe dëshirës të çdo pjesëmarrësi.

WORKSHOP-I ZHVILLOHET NË DY PJESË, atë të teorisë dhe atë të praktikës.

Në pjesën teorike, jepet një informacion mbi teknikat e qelqit, shpjegohet projekti, tema dhe zhvillimi i koncepti të produktit.
Ndërsa në pjesën praktike zhvillohet punimi i pjatës.
GRUPET

E Shtunë 10:30 - 14:00
E Shtunë 15:30 - 18:00
E Diel 11:30 - 15:00

Për të zgjedhur grupin ku do të jesh pjesë dërgo e-mail në: [email protected]

Vendndodhja

Tirana, Albania

mood_bad
  • Comments are closed.