(Shqip) Röfix filloi si një ndërmarrje e vogël në vitin 1888 në Austri, lider në tregun europian në prodhimin e materialeve të ndërtimit, që prej vitit 2005 prezent edhe në Shqipëri. Në shtator 2006, Röfix u bë pjesë e FIXIT Gruppe (FIXIT, RÖFIX, HASIT, KREISEL dhe GREUTOL), ku janë përfshirë 5 Marka me një filozofi. FIXIT është e shtrirë në 19 shtete europiane, ka 68 filiale, ofron 12 sisteme, dhe ka rreth 2500 të punësuar duke u kthyer në një nga Markat më me emër të tregut Qendror dhe Juglindor të Evropës.
Röfix Sh.p.k. sjell në tregun shqiptar produkte të cilat përmbushin kërkesat dhe standartet europiane, produkte inovative, me kujdes të lartë ndaj cilësisë, duke u kthyer partneri kryesor në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Këshillimi, konsulenca dhe mbështetja e klientëve tanë në përditshmërinë e tyrë është prioriteti i kompanisë.
Produktet Röfix plotësojnë kërkesat më të larta teknike, mjedisore, ekologjike dhe ekonomike.
Një kompani me politikë dhe mentalitet ndryshe në industrinë e ndërtimit, atribute të cilat e bëjnë Röfix në një partner të fuqishëm tek i cili ju mund të mbështeteni dhe të keni besim.
Röfix ofron gamën më të gjërë dhe cilësore në treg për materialet e ndërtimit. Çdo pyetje që ju lind për një problem në fushën ë ndërtimit (objekt civil, shtëpi, zyrë, kompleks industrial, etj) drejtohuni tek Röfix sepse ka gjithmonë përgjigjen e duhur. Këshillimi, asistenca dhe produktet Röfix do të zgjidhin problemin tuaj. Mjafton të dish çfarë të duhet dhe ne të japim atë që kërkon.
Ja disa nga projektet kryesore ku Röfix është prezent sëbashku me produket e përdorura :
" Tower Bridge 3 është projektuar si një rezidencë me fokus të veçantë në diellëzimin dhe ajrosjen natyrale dhe vendos një raport të shkëlqyer ndërmjet objektit, gjelbërimit dhe hapësirave publike." Orion Construction
Emri objektit: Tower Britdge 3 - Kompleks banimi dhe shërbimi
Ndërtuesi: Orion Construction shpk
Vendodhja: Tiranë
Shteti: Albanien / Shqipëri
Materiali/sistemi i përdorur:
Emri objektit: RING Center
Sipërfaqja 6000 m2
Ndërtuesi:
Vendodhja: Tiranë
Shteti: Albania / Shqipëri
Materiali/Sistemi i përdorur:
-Suva mbushëse
-Fino/Finto me strukturë
-Sistemi i shtrimit të pllakave
Emri objektit: Kompleks Rezidencial Banimi
Sipërfaqja 5000 m2
Ndërtuesi: Larti Sh.p.k
Vendodhja: Korcë
Shteti: Albania / Shqipër
Materiali/Sistemi i përdorur: