Përshkrimi

STUDENTË TË NDERUAR FAU JU FTON NË: RICIKLO – KREATIV ‘22
KONKURSIN KOMBËTAR TË ARKITEKTURËS
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) në Universitetin Politeknik të Tiranës, në bashkëpunim me: Research Center for Improving Built Environment, programin B4Students, si dhe Tirana East Gate (TEG), organizojnë konkursin kombëtar të arkitekturës për studentët “Riciklo – Kreativ ‘22” me temën e riciklimit të mbetjeve urbane dhe mjedisore.
Konkursi synon të përfshijë studentë të të gjitha profileve të degës së Arkitekturës, pjesë e të gjitha IAL-ve në Shqipëri dhe Kosove.

Studentët janë të ftuar të projektojnë në këtë konkurs një ulëse për ambiente publike urbane apo dhe të interierit, të përbërë ekskluzivisht nga një material i ripërdorshëm. Konkursi krijues do të shpallë fitues të çmimeve për 3 vendet e para.

Regjistrimi nga studentët kryhet në bit.ly/riciklo-kreativ-22.
Afati i fundit për regjistrim është data 10 maj 2022.

Konkursi Kombëtar i Arkitekturës “Riciklo – Kreativ ‘22” është një aktivitet krijues, i hapur për të gjithë studentët në Shqipëri dhe Kosovë, të regjistruar si individ apo në grupe me deri në 3 anëtarë. Grupi mund të jetë i përbërë nga studentë të të njëjtit Fakultet apo Fakultete të ndryshme të vendit.
Ekspozita me maketet (prototype) e modeleve të propozua do të qëndrojë e hapur në TEG për 10 ditë. Maketet duhet të përgatiten në shkallë 1:1, me përmasa jo më të mëdha se: 2m x 1.5m x 1.5m dhe të realizuara me materialin e riciklueshëm që propozohet. Së bashku me maketin (prototype) do të ekspozohen edhe posterat shoqërues përkatës (në format A1).

ÇMIMET E KONKURSIT
Konkursi Kombëtar i Arkitekturës “Riciklo – Kreativ ‘22” do të shpallë 1 çmim të parë, 2 çmime të dyta dhe 2 çmime të treta. Çmimet në para do t'u jepen fituesve në mënyrat e mëposhtme:

-1000 € për vendin e parë;
-2 x 600 € për vendin e dytë;
-2 x 400 € për vendin e tretë

Të gjithë studentët të cilët do të ekspozojnë maketet (prototype) do të pajisen me certifikatë vlerësimi për pjesëmarrje në konkurs. Për fituesit do të jepen certifikatat përkatëse, sipas vendeve.
Përzgjedhja dhe shpallja e fitueseve do të bëhet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që do të organizohet në ditën e fundit të ekspozitës në mjediset e Tirana East Gate (TEG).
Projektet më të mira do të promovohen nga FAU, BERC, B4Students dhe TEG.
Pjesëmarrja në konkurs është pa pagesë.

DATA TË RËNDËSISHME
 Regjistrimi online: brenda dt. 10 maj 2022
 Afati i dorëzimit (fleta A1): brenda dt. 31 maj 2022
 Përzgjedhja/shpallja e finalistëve: brenda dt. 7 qershor 2022
 Dorëzimi i maketit (prototipit): 18 qershor 2022, TEG
 Periudha e ekspozitës: 19-26 qershor 2022, TEG
 Shpallja e fituesve: 26 qershor 2022, TEG

 

VLERËSIMI
Vlerësimi i fituesve do të ketë 2 komponentë:
70 % e vlerësimit do të jetë nga Juria e ngritur (brenda datës 26 qershor 2022).
30 % e vlerësimit do të jetë nga publiku, i cili do të votojë në mjediset e ekspozitës në TEG.

Për më shumë:
https://fau.edu.al/konkursi-kombetar-i-arkitektures.../

Vendndodhja

Albania

mood_bad
  • Comments are closed.