Sign in or Register
0
Add Listing
    • Homepage
    • Projects
    • Professionals
    • Business
    • Jobs
    • Blog
    • Shqip
    Add Listing

    Bringing people together

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Nusejba Hamiti, Fjolla Saiti

    • Tipologjia

      Cultural

    • Statusi

      Project Idea

    • Viti i ndërtimit

      2021

    Përshkrimi

    Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të dy arkitekteve nga Tetova, Nusejba Hamiti dhe Fjolla Saiti për pjesëmarrje në konkursin ndërkombëtare Tactical Urbanism 2021 ku dhe u zgjodhën finaliste. Tactical Urbanism 2021 është edicioni i dytë i këtij kompeticioni i organizuar nga TerraViva.

    Dinamika e ndërtimeve në Tetovë ka krijuar mungesë të dukshme të sipërfaqeve të gjelbra si hapësira publike ku mund të mblidhen dhe socializohen njerëzit. Megjithatë, ka ende rrugë qorre si ajo që u përzgjodh për ndërhyrje, me kapacitet për të plotësuar nevojat sociale të vendasve.

    Ideja themelore e këtij propozimi është të mbledhë njerëz të moshave, gjinive dhe grupeve të ndryshme të margjinalizuara në një vend, ku ata mund të kalojnë kohë dhe të kontribuojnë për jetë më të mire në këtë zonë. Kuptohet që rezidentët do të jenë përdoruesit kryesorë dhe do të ndërveprojnë kryesisht me ndërhyrjen urbanistike, por koncepti i këtij dizajni lejon një përdorim më të gjerë publik.

    Gjithë dizajni fillon me dy shtigje që takohen në një pikë të caktuar, ku krijojnë një vend për socializim, për të bashkuar njerëzit, siç bënë dhe arkitektet e këtij projekti. Ndërhyrja multifunksionale përbëhet nga tavolina, një kopsht urban dhe një kënd lojërash.

    Dizajni është i ndarë në dy kate me funksione të ndryshme. Në katin e parë ka tavolina, hapësira të lira dhe një kuzhinë ku njerëzit mund të hanë, pijnë, festojnë dhe luajnë me miqtë edhe në ditët me shi për shkak të ndërtimit në katin e sipërm. Në katin e parë janë krijuar kuti të cilat komuniteti mund t’i përdorë për mbjelljen e perimeve dhe frutave.

    Vitet e fundit të pandemisë na mësuan se sa e rëndësishme është të jesh pranë njerëzve. Me konceptin e bashkimit të njerëzve, do të ketë përfitime ekonomike, një rrugë aktive për ndërveprim social dhe një mundësi për të organizuar një festival ushqimi kur të jetë koha e korrjeve.

    Autori
    Nusejba
    Vendndodhja

    Tetovo, North Macedonia

    Get Directions
    Galeria
    bringin people together-projekt ide bringin people together-projekt ide bringin people together-projekt ide bringin people together-projekt ide bringin people together-projekt ide bringin people together-projekt ide bringin people together-projekt ide bringin people together-projekt ide bringin people together-projekt ide bringin people together-projekt ide

      You May Also Be Interested In

      SEA apartments

      • Apartment

      Contemporary Residential Villa Complex

      Iaarchitects
      • Villa

      Mapei

      Maden Group
      • Interior design
      • +1
      About
      • About Us
      • T: +355 682079978
      • Contact
      Follow us
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Join us
      • Join in as an Architect
      • Join in a Business
      • About Us
      • T: +355 682079978
      • Contact

      Cart

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link