Studioja italiane Settanta7, e specializuar në projektimin e ndërtesave publike, sapo ka hapur filialin e saj në Tiranë dhe kërkon të punësojë ARKITEKTË JUNIOR.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE :
-Të punojë në grup duke asistuar në projekte të ndryshme
-Të kompozojë projektet tona si shkolla, palestra, librari etj
-Të punojë në design, vizatime dhe detaje teknike
-Të asistojë rishikimin e projekteve të propozuar
-Të ndihmojë në plotësimin e praktikave dhe dokumentacionit të projekteve
KUALIFIKIMET:
-Diplomë në arkitekturë
-Aftësi në përdorimin e software REVIT, AUTOCAD, ADOBE SUITE
-Aftësi të mira komunikimi dhe organizative
-Aftësi të mira për të punuar në grup
-Njohje e mirë e gjuhës angleze. Njohja e gjuhës italiane përbën avantazh.
Mirëpresim çdo arkitekt entuziast t'i bashkohet skuadrës tonë të madhe duke na dërguar CV+Porfolio në adresën e emailit [email protected]