Artisti Kristo Krisiko propozon një vepër të papërcaktuar, një objekt të mbetur prej kohësh në rërë, në një kohë të pezulluar, në kohë absolute, në një shkallë të ekzagjeruar, ndërsa vizitori ecën, ulet dhe ndalet përballe saj, duke hyrë brenda formës dhe duke u bërë pjesë e fushës skulpturore dhe e gravitetit të saj. Duket sikur shkalla kohore e veprës nuk është e ngjashme me atë të jetës njerëzore. Përmes figurës dhe shtrirjes së veprës, artisti abstragon natyrën e kohës, duke e absolutizuar atë. Në të njëjtën kohë, Kristo Krisiko në bashkëpunim me Saimir Kristo dhe Architecture IXI sjell veprën e artit që mund të përjetohet në lidhje me hapësirën publike që krijohet rreth saj.
Sot, ne jemi të ekspozuar ndaj një mjedisi më të rrezikshëm se i paraardhësve që përplasen me ujqër në adjerrinë duke u përballur me shpejtësi burimet natyrore shterojnë, degradojnë mjedisi dhe dëshirat e pafundme lakmitare dhe ambiciet. Luftëtari që lufton me ujqërit duket i paaftë dhe i papërfillshëm.
Në sytë e artistit ''ardhja e zogjve” është thelbi i plotë i bukurisë, substancë e saj e përqendruar, e cila rrezonon gjendjen natyrore të imazheve të vizatuara, duke pasqyruar gjendjet e tyre të brendshme. Ai zgjodhi një rrethrrotullim dinamik, në një nga zonat me trafik më të lartë në kryeqytet ku çdo imazh real i shkrirë në rutinën tonë të zakonshme ka një ndjesi industriale dhe artificiale. Kjo analizë ndihmon autorin dhe veprën e tij të sjellin kuptim. Ergys Krisiko kërkon të tërheqë natyrshëm një audience 360 gradë, përmes një qasjeje estetike lëvizëse.
Terminali i instalimit të dritës imersive i bërë nga alumini, polietileni, druri dhe drita LED, është një tunel 6 metra i gjatë dhe 3 metra në diameter, i aksesueshëm nga të dyja anët. Vepra do të vendoset në hyrje të QSUT-së Nënë Tereza. Kjo punë shumë e thjeshtë por mbresëlënëse synon t’u japë vizitorëve një përvojë që është e fuqishme, transcendentale dhe pozitive. Territori në të cilin është vendosur vepra e artit në QSUT, paraqitet si një kodër e mbuluar me bar natyror. Përmes kësaj strategjie, qëllimi kryesor është të minimizohet ndikimi në praninë përreth të natyrës. Qëllimi dytësor është të ndajë veprën artistike dhe audiencë nga akustika dhe zhurma fizike e nivelit të këmbësorëve. Duke e ngritur pak veprën e artit nga toka ajo fiton një rol më dominues në peizazhin vizual të afërt. Drita e veprës së artit merr thelbin e një fari, duke udhëhequr shpirtrat endacake drejt një momenti prezence dhe paqen e brendshme. Forma rrethore e instalimit kujton format natyrore dhe trupin e dritat si hëna, dielli dhe yjet. Në fund të fundit ky formacion gjeologjik artificial paraqet edhe mundësinë më intime hapësira pauze dhe intimiteti në një mjedis urban të karakterizuar nga momente të vështira dhe emocione.
Projekti Zabel i referohet strukturës së pemëve alpine, duke sugjeruar elemente karakteristike të peizazhit lokal që udhëtari mbart në kujtesën e tij. Përmes transparencës dhe lojës së shumëfishtë dhe delikate me dritën, prodhuar nga përkthimi modular i një zabeli me marrëdhënien e parë të komunikimit poetik me publikun. Duke qenë se vendi i përzgjedhur është ‘Hani i Hotit’ i cili përshkrohet nga udhëtarë të kombësive të ndryshme, vepra sugjeron edhe idenë e migrimit, si një lëvizje jetike e botës së gjallë dhe gjithashtu si një aspekt për lirinë dhe bashkimin njerëzor. Prania e foleve të shpendëve që duken si flluska ajri e thekson këtë.
“Foleza” është një instalacion arti që propozohet të vendoset në rrethrrotullimin e hyrjes së Divjakës. Ky qytet mund të cilësohet si shtëpia e shpendëve, prandaj instalacioni duket se i përket më së miri. Ndërtimi i folesë është frymëzuar nga teknika e lashtë e arkitekturës popullore, ku pjesa e saj është e papërshkrueshme nga uji dhe 100% e biodegradueshme. Ideja e këtij instalacioni shkon përtej funksionit të tij artistik, ku proçeset e natyrës janë frymëzimi kryesor: kjo vepër të manifestojë sjellje ekologjike.
Vepra e artit ndahet nga tre elementë: struktura vertikale e çelikut/metalike: grupet e folezave të punuara me dorë e të bëra me rezinë.
‘Albanian key’ është projektuar në formën e shqiponjës, zogu që kanë shqiptarët në flamurin e tyre, por edhe në simbolikë të identitetit të tyre kombëtar. Ky monument është një thirrje homazh në kujtim të të gjithë atyre që edhe pse Shqipëria nuk ishte vendi i tyre, e përfaqësoi dhe e mbrojti atë energjikisht.
Nëpërmjet kësaj pune ne flasim me brezat gjuhën e artit dhe zëri bubullues i kohës. Ne i kushtojmë përmes kësaj simbolike, jo më në betejen e rezistecës, por në sfidat e bashkëjetesës.
Materialet e mësipërme janë ofruar nga Ministria e Kulturës