Ne jemi në kërkim të arkitektëveqë pëlqejnë projekte sfiduese dhe dëshirojnë të jenë pjesë e ekipit tonë multidisiplinor dhe ndërkombëtar ALN (www.aln.la) me qendër në Gjermani, duke punuar Remote nga Shqipëria.
DETYRAT TUAJA
Zhvillimi dhe përpunimi i ideve, koncepteve si dhe përpunim i projekteve të ndërtimit në fushën e arsimit, shëndetësisë, ndërtesave shumëkatëshe të banimit, banesave dhe zhvillimit urban.
PROFILI TUAJ
-Idealisht, ju keni përvojë në konceptimin dhe përpunimin për konkurse si dhe zhvillimin e projekteve.
-Ju ndjeheni komod në përdorimin e ArchiCAD dhe MS Office dhe në rastin më të mirë keni njohuri bazë për Rhino dhe Grasshopper. Trajnim intensiv i ArchiCAD mund te ofrohet nga ALN.
-Ju keni njohuri bazë për standardet, manualet dhe rregulloret e aplikueshme dhe dëshironi t'i thelloni ato.
-Mënyra juaj e punës është e pavarur, e organizuar dhe e orientuar drejt rezultateve.
-Ju flisni rrjedhshëm gjermanisht apo anglisht dhe jeni një lojtar ekipi i përkushtuar dhe mëndjehapur.
NE OFROJMË
-Një kontratë pune me kohë të plotë e me pagë shumë të kënaqshme.
-Një atmosferë të këndshme pune me orar fleksibël, nga zyra apo nga shtëpia dhe mundësi për të punuar remote ku do që të ndodheni. Hierarki të sheshtë, procese të shpejta vendimmarrjeje dhe përgjegjësi personale për projekte emocionuese.
-Një ekip i motivuar, ndërdisiplinor prej rreth 60 punonjësish në kohezion të plotë, ekspertizë të madhe dhe shumë pasion.
-Mundësi trajnimi brenda dhe jashtë ALN.
A ju kemi ngjallur interes? Atëherë aplikoni tek ne tani!
Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj ku te permbaje CV dhe portfolion tuaj të punimeve me e-mail në format pdf me një maksimum prej 5 MB ose link drive, në adresën [email protected]