Po të hulumtosh pasionet e arkitekteve, përpos fotografisë apo dhe pikturës, një peshë të veçantë zënë dhe udhëtimet!
Arkitektët janë kurioz nga natyra dhe udhëtimet ngacmojnë shqisat në të gjitha dimensionet duke nxitur krijimtarinë! Përgjatë udhëtimeve ata vëzhgojnë, vëzhgojnë kulturat, ndërtesat, propocionet, marrdhënien me dritën, materialet, hapësirat dhe këto i mbartin në subkoshiencë të cilat mundet t’ju rishfaqen/rimaterializohen në konceptet e projekteve që janë duke përpunuar.
Po pse si arkitekt (jo vetëm) duhet të bësh udhëtime? Ne kemi përpiluar 5 arsye pse ju duhet të ndërmerrni udhëtime jashtë dhe brenda Shqipërisë:
Ndodh që rutina të rrëmben dhe presioni për tē sjellë gjithmonë diçka të re të konsumon e cila ndonjëherë përkthehet në “bllokim krijues”. Prandaj largimi nga e “njohura” kthehet në domosdoshmëri.
Udhëtimet kanë frymëzuar jo vetëm artistët dhe shkrimtarët por edhe arkitektët.
Kush njeh sadopak historinë e arkitekturës e di që arkitektët e mëdhenj janë frymëzuar nga udhëtimet. Përshembull si Le Cobursier, i cili udhëtoi nëpër Europë dhe Mesdhe nga viti 1907 deri në 1911, duke dokumentuar në vizatime rrenjonjat klasike, peizazhe mbresëlënse, detaje të interiereve dhe hapësirat sëbashku me jetën njerëzore në të.[1]
Udhëtimet formuan njohuritë e tij mbi arkitekturën sepse Le Corbusier është një arkitekt autodidakt. Përgjatë këtyre udhëtime u njoh me propocionet, stilet, format e materialet dhe ngjyrat në ndërtesa e qytete.
Pikërisht gjatë këtyre udhëtimeve Le Corbusier vendosi të bëhej arkitekt. Influenca e udhëtimeve të tij lexohet dhe në krijimet e mëvonëshme. Trajta të arkitekturës mesdhetare perceptohen në projektin revulucionar të Ronchamp Chapel, në Francë
Udhëtimi konsiderohej i nevojshëm për të zgjeruar mendjen dhe për të kuptuar botën.
Art Japonez i printimeve: Urë në Nihonbashi, Hiroshige
Udhëtimet e njëpasnjëshme të Wright në Japoni frymëzuan gjithashtu filozofinë e tij të arkitekturës organike: ndërtesat që rriten dhe harmonizohen me mjedisin e tyre në të njëjtën mënyrë si një pemë, të gjitha pjesët kontribuojnë në të tërën, secila pjesë e nevojshme për formën dhe funksionin - dhe tërheqja e tij ndaj artet e Japonisë ishte e lidhur shumë të bënte shumë me atë që ai e konsideronte karakterin e tyre organik.[2]
Pra udhëtimet kanë frymëzuar arkitektët të behën arkitektë dhe të gjejnë filozofinë e duhur për të krijuar arkitekturë.
Rendering of Fallingwater by Frank Lloyd Wright
Kur udhëton, gjithçka rreth teje ndryshon duke filluar nga natyra, tipologjia e ndërtimeve, më e rëndësishmja, kultura! Fillon të shikosh një mënyre të re të të jetuarit e shprehur në dimensione e ngjyra të reja. Arrin të perceptosh një realitet të ri, nga ku pikëveshtrimi për botën të ndryshon dhe merr shumë forma.
Louis Kahn, Pyramids, No. 8, Egypt 1951
Udhëtimet ndikuan thellësisht dhe në arkitekturën e Luis Kahn, i cili mbasi vizitoi Italinë, Greqinë dhe Egjiptin, vendosi që arkitektura e tij do të ishte e rëndë dhe masive duke u frymëzuar nga arkitektura madhështore e këtyre vendeve, duke hequr dorë nga “lehtësia“ e arkitekturës moderne. Udhëtimet do ju ndryshojnë mendësinë dhe do ju ndihmojnë të gjeni filozofinë e duhur për arkitekturën tuaj.[3]
Gjatë udhëtimeve gjendesh përballë realiteteve tërësisht të ndryshme! Përballesh me zgjidhje inovative nëpërmjet materialeve lokale!
Mëson se si mjedisi i ndërtuar pasqyrohet me mënyrën e jetesës, se si harmonizohen format dhe proporcionet brenda kontestit kulturor dhe historik. Gjatë udhëtimeve mëson si kulturën ashtu dhe historinë e një vendi dhe se si janë reflektuar në ndërtimin e qyteteve, shtëpive, hapësirat publike dhe ndërtesave të rëndësishme.
Kush nuk është impresionuar nga arkitektura klasike dhe madhështia e saj?! Fundja e gjitha përkthehet në gjeometri të pastër dhe proporcione të arta, çka e ben tërheqëse për sytë tanë. Përjetimi ngulitet thellë në memorien tuaj gjatë udhëtimeve dhe më e rëndësishmja nëpërmjet arkitekturës mëson rreth historisë të kulture.
Halli i Luanëve Granada
Le të sjellim Alhambra-n në Andalusi të Spanjës ( kush nuk ka qënë ta vendosë patjetër në listë) një nga momumentet më të njohura të arkitekturës Islamike e cila përban në të dhe shembuj të rëndësishëm të arkitekturës Spanjolle të rilindjes.
Harmoninë e krijuar midis dy përplasjesh së dy kulturave, estetikën maure islame dhe atë të krishterë, materializuar në një kompleks magjepës, misterioz i cili reflekton historinë multi-kulturore dhe shumë-fetare të Spanjës.[4]
Nëpërmjet udhëtimeve nuk zbulon vetëm dimensione të reja por eksploron kultura, arkitekturë, kulinari, art por mbi te gjitha zbulon dhe veten tënde. Udhëtimet ju ndihmojnë të zgjeroni horizontin dhe të pranoni me lehtë pikëpamjet të cilat ndryshojnë nga tuajat.
Mark Tuein nënvizonte në librin e tij sesa të rëndësishëm janë udhëtimet për zhvillimin e njeriut:
“Udhëtimi është fatal për paragjykimet, fanatizmin dhe mendje-ngushtësinë dhe shumë nga njerëzit kanë shumë nevojë për të udhëtuar vëtëm për këto arsye”
Ne jemi plotësisht dakort me domosdoshmërinë për të udhëtuar dhe për të qënë më mendjehapur e cila ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin tuaj personal dhe të krijimtarinë suaj!
Nuk ka udhëtim që nuk të ndryshon! Të bën më të hapur me botën dhe ngjyrat e saj, më të aftë të përqafosh pikëpamje të ndryshme dhe të pasurohesh shpirtërisht dhe artistikisht!
The vessel, New York : ark. Thomas Heatherwick frymëzuar nga ndërtesat në Indi
Aftësia që fiton me udhëtimet për të pranuar apo dhe parë në këndvështrime të ndryshme do ju bëjë të mendoni përtej kufijve në procesin tuaj krijues! Burimi i krijimtarisë mundet të jetë natyra, ndërtesa historike apo dhe përdorimi inovativ i teknologjive ekzistusese! Por e sigurtë është që udhëtimet ju ndryshojnë dhe përmirësojnë thelbësisht si njeri dhe si arkitekt/e.
Struktura në Indi për ruajtjen e ujit : Chand Baori në Rajasthan -Indi
Burimi i fotos : Lonely Planet